Panorama Sport (Albania)

Hidi lë futbollin: E nisa dhe e mbylla me trofe

“U kisha premtuar çunave, Vora do të ngjitej si kampione”

- ABDULLA DUSHKU

Portieri 42-vjeçar merr vendimin: Ishte ndeshja e fundit

Isli Hidi lë futbollin pas 25 vitesh. Pas një karri erë të suksesshme dhe me një “mal” me trofe, në moshën 42-vjeçare ka vendosur që të tërhiqet. E mbyll sikundër e nisi: me trofe. Në ditën që Vora u ngjit si kampione në Kategorinë e Dytë, portieri zyrtarizon largimin nga fusha. Gjatë një prononcimi të dhënë enkas për “Panorama Sport”, jep lajmin. Rrëfen vendimin që ua kishte komunikuar edhe lojtarëve para finales me Elbasanin, duke u bërë edhe premtim. “Është një kënaqësi e madhe dhe një sukses i padiskutue­shëm. Ishte shpërblimi më i mirë i gjithë këtij sezoni të lodhshëm e të vështirë. Çdo gjë ka shkuar perfekt dhe kjo ishte mbyllja më e mirë, pavarësish­t se ne ishim kampionët e Grupit A. E megjithatë, titulli i Kategorisë së Dytë ka tjetër. Dua të falënderoj të gjithë djemtë e ekipit, presidencë­n, stafin teknik, kryebashki­akun dhe tifozët e Vorës për mbështetje­n. Bashkë ia dolëm. U pata thënë dhe lojtarëve se për mua sot (të enjten) ishte ndeshja e fundit si lojtar. Kjo ishte një dhuratë ekstra, të merrej dhe këtë trofe të fundit. E kam filluar me trofe te Tirana dhe nuk ka gjë më të bukur se ta mbyllja po kështu. U uroj suksese gjithë çunave në karrierën e tyre dhe Vorës gjithashtu. Jam i lumtur edhe që arrita të kënaq dy vajzat e mia, sepse ua kisha premtuar që nuk do largohesha nga futbolli pa ju dhuruar një kupë”, u shpreh fillimisht gardiani që mbajti edhe shiritin e kapitenit te vorakët.

PRITSHMËRI­TË - U ndal edhe tek e ardhmja, ndërsa ka bindjen se edhe sezonin e ardhshëm do të ndërtohet një Vorë pretendent­e. “Ka qenë një garë e vështirë, me shumë pretendent­ë, e për këtë u desh të aktivizohe­shin në grupin e Vorës dhe mjaft futbollist­ë elitarë. Ndërkohë që infrastruk­tura ishte sfidë më vete. Askush nuk e besonte se ky projekt do të vihej në zbatim kaq shpejt, brenda një sezoni. Ky është një investim i madh dhe afatgjatë.

Edhe pse në ekip ishim shumë futbollist­ë që vinim me një përvojë Superiorej­e, fillimisht nuk e patëm të lehtë. Kjo, pasi luanim në një kategori inferiore dhe na u desh pak kohë të ambientohe­shim. Kaluam dy-tri javë të vështira, por fundi ishte i ëmbël. Ne u ndërtuam për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë dhe ndoshta edhe më lart. Pavarësish­t se për këto duhet efekti kohë. Përvoja nuk i mungon Vorës, që ka mjaft lojtarë, të cilët kanë luajtur në nivele të larta. Ky projekt do të ketë vazhdimësi, të jeni të sigurt që nuk ka nisur për një vit”, përfundoi Hidi.

 ?? ?? Isli Hidi dhe dy portierët e tjerë të Vorës, Arbër Jata dhe Endri Allmuça
Isli Hidi dhe dy portierët e tjerë të Vorës, Arbër Jata dhe Endri Allmuça

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania