Panorama Sport (Albania)

Kërkohet titulli, Gvozdenovi­ç “luan” rinovimin në Lushnjë

- LLAZI SARO

Skënderbeu ka dhe një mision të fundit. Për të përmbyllur me sukses këtë sezon në Kategorinë e Parë, duhet të blindohet kreu i renditjes. Janë aktualisht në vend të parë, por me Dinamon që i është afruar ndjeshëm. Është vetëm një pikë larg, ndaj gabimet janë zyrtarisht të ndaluara. Pas humbjes së fundit në shtëpi, situata u komplikua. Gjithçka do të vendoset në 90 minutat e fundit të këtij kampionati. Edhe pse siguruan kalimin direkt në elitë, korçarët nuk mjaftohen. Dua që të kurorëzohe­n. Një objektiv i hershëm ky i Ivan Gvozdenovi­çit. Ai është fiksuar për ta marrë titullin, ndaj edhe pas çdo ndeshje e deklaronte një gjë të tillë. Duke e dashur kaq shumë këtë trofe, bardhekuqt­ë kanë filluar punën për ndeshjen e 18 majit. Luajnë ndaj Lushnjës, një ekip që ka ende një fije shpresë për të shmangur “play out”-in, por duket se qëllimi që korçarët kanë është më i madh se kaq. Pas humbjes me Besën, trajneri u ka kërkuar të tijve që të luajnë si kampionë në “Roza Haxhiu”. Nuk i kurseu kritikat për paraqitjen që bënë dhe qartazi ua tha: Nuk dua që të përsëritet më e njëjta gjë. Kjo ndeshje shkon përtej objektivit të një edicioni, pasi prej saj varet edhe e ardhmja e Skënderbeu­t. Këtu nuk po flasim vetëm për lojtarët, pasi është e kuptueshme që jo të gjithë do të mbeten pjesë e projektit të elitës. Për të përballuar me sukses qëndrimin në Superiore do të ndërhyhet fuqishëm në merkato dhe jo me elementë dosido, por nga ata që të bëjnë diferencën. Pas kësaj sfide vendoset edhe rinovimi Gvozdenovi­çit. Jo se Ardjan Takaj është në dyshime për të mbajtur serbin në stol, përkundraz­i. Ndonëse jo zyrtarisht, presidenti e ka vendosur që t’i besojë ekipin e elitës 44-vjeçarit. Kjo është një sfidë që i ka vendosur vetes vetë Gvozdenovi­ç, si për të vënë në sedër grupin. Ai ka kërkuar që ta fitojnë edhe këtë ndeshje të fundit dhe mbyllin si kampion, pasi vetëm kështu do të firmoste i qetë rinovimin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania