Panorama Sport (Albania)

Sunday League, Prestige likuidon Novën dhe fluturon në gjysmëfina­le

-

Prestige ka marrë një sukses tepër të rëndësishë­m në Sunday League, duke siguruar biletën mes katër ekipeve më të mira të këtij kompeticio­ni. Një herë kampionët e SLA mundën dje Novën në çerekfinal­e me rezultatin 2-1. Limani dhe Shini ishin protagonis­tët e golave për skuadrën e drejtuar nga Eldiano Topi, ndërsa në fund një autogol nga Rapo i ngushtoi shifrat në 2-1. NDESHJA – Tashmë me inaugurimi­n e fushave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, faza finale “play off” e Sunday League është zhvendosur aty. Prestige dhe Nova zbritën në fushë më qëllimin e qartë për t’u bërë pjesë e gjysmëfina­leve. Për Prestige mjaftuan më pak se 2 minuta lojë

për të gjetur avantazhin, teksa pas një harkimi të bukur të Rapos nga e majta, Limani finalizon saktë, duke e çuar topin në rrjetë. Një gol që ia bën më të thjeshtë punën për Prestige, ndërsa Nova e nis menjëherë me malore. Minutat e para karakteriz­ohen nga dominimi i Prestige, që luan me qarkullim të shpejtë të topit dhe me vertikaliz­ime,

duke e vendosur në mënyrë konstante në vështirësi kundërshta­rin. Provon sërish Limani fluturimth­i, por pa gjetur kuadratin, ndërsa Hysenbelli­u tenton me vertikaliz­ime, duke krijuar situata të rrezikshme në sulm për Prestige. Nova provon kryesisht me 2-3 tentativa nga distanca, por pa mundur që të shënjestro­jë portën, me pjesën e parë që mbyllet 1-0. Në fraksionin e dytë, Nova nis të shtyjë më shumë përpara, por mbrojtja e Prestige dhe portieri Cara janë të vëmendshëm. Ademi për pak se nuk shënon të dytin në të 40-ën, por topi i devijuar prej tij nuk shkon në portë. Prestige, i vendosur mjaft mirë në fushë, nuk i jep shumë shanse Novës, ndërsa në të 55ën, Shini i sapofutur në lojë i dërgon shifrat në 2-0, teksa tregohet më i shpejtë se të gjithë, për të përfituar nga një rrëmujë në zonë. Por në aksionin pasardhës Nova ngushton në 2-1. Topi i goditur me kokë nga Gent Muça fillimisht shkon në traversë, për t’u përplasur më pas në trupin e Rapos, duke u ndalur në rrjetë. Minutat e fundit janë shumë të luftuara, por Prestige i menaxhon mirë ato, duke mos rrezikuar thuajse asgjë. Kështu gjithçka mbyllet 2-1 për Prestige, që në gjysmëfina­le do të gjejë ekipin Dussel. Këta të fundit në çerekfinal­e eliminuan ATSNË, ndeshje që u vendos nga penalltitë, pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën pa gola.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania