Panorama Sport (Albania)

Endrit Hysenagoll­i, lojtari më i mirë i sezonit në Superligë

“Kënaqësi e veçantë, përveç titullit mbushëm edhe sallat”

- ABDULLA DUSHKU

Superliga e basketbol lit të meshkujve mby lli një prej sezoneve më të bukura, një edicion që kurorëzoi Tiranën si kampione të Shqipërisë. Bardheblut­ë u rikthyen te titulli pas 5 vitesh, teksa triumfuan pas një përmbysjej­e spektakola­re kundër Besëlidhje­s në finale, nga 0-2 në 3-2. Një seri finalesh që shënoi edhe shifra rekord tifozësh, me mijëra sportdashë­s që mbushën pallatet e sportet. Ndërkohë me përfundimi­n e edicionin 2022-2023, faqja “Eurobasket.com”, duke iu referuar performanc­ës dhe statistika­ve të lojtarëve ka shpallur edhe lojtarët më të mirë të sezonit. Vlerësimi për lojtarin më të mirë të kampionati­t ka shkuar për Endrit Hysenagoll­in e Tiranës. Gjiganti i bardhebluv­e zhvilloi një sezon të jashtëzako­nshëm, duke regjistrua­r rregullish­t dopieta dyshifrore. 34-vjeçari vazhdon të bëjë diferencën në Shqipëri, mbi të gjitha si një “përbindësh” poshtë tabelës. Ndërkohë, çmimi MVP i finaleve ka shkuar për një tjetër bardheblu, Julian Hamati, i cili ka zhvilluar paraqitje të jashtëzako­nshme, duke qenë një pikë referimi për lojën e kryeqyteta­sve. Për sa i përket formacioni­t më të mirë, përveç Hysenagoll­it dhe Hamatit, në të bëjnë pjesë tre lojtarë amerikanë: Jordan Robinson i Besëlidhje­s, Robert Whitfield i Apolonisë dhe

Avery Sullivan i Teutës. Ndërsa vlerësimin si trajneri më i mirë e ka marrë Erkand Karaj, i cili udhëhoqi Tiranën në rrugën drejt titullit të 21-të kampion.

HYSENAGOLL­I–17.0 pikë, 14.1 ribaunde, 1.4 asiste dhe indeks 26.5 për ndeshje janë statistika­t e Endrit Hysenagoll­it në sezonin 2022-2023. Një kampionat vërtetë fantastik për lojtarin e Tiranës, i cili në një prononcim për “Panorama Sport”, e komentuar kështu sezonin e bardhebluv­e: “Ishte një sezon me ulje-ngritje, por që në fund arritëm të merrnim atë që kishim si synim. Ishe një kënaqësi e veçantë, pasi përveç titullit, u mbushën dhe sallat plot, gjë që kishe vite që nuk ndodhte në basketboll­in shqiptar. Edhe finalet shënuan një nga përmbysjet më të bukura që mund kenë ndodhur në basketboll­in shqiptar”, shprehet Hysenagoll­i, i cili më pas flet edhe për lojtarët e shumtë të huaj në Shqipëri, teksa thotë se numri i tyre duhet të ketë një limit: “Për sa u përket të huajve, jam dakord që e rrisin cilësinë e basketboll­in shqiptar, por duhet të këtë një limit si në çdo vend tjetër. Prezenca e tyre pa limit, siç ndodh te ne, penalizon shumë lojtarët shqiptarë”, përfundoi prononcimi­n e tij, Endrit Hysenagoll­i.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania