Panorama Sport (Albania)

Revolucion 4-ditor, Milani ka 5 arsye për të rilindur

-

Prej disa orësh, milanistët bëjnë thirrje për histori dhe rilindje. Nokauti në ndeshjen e parë gjysmëfina­le kundër Interit, katër ditë para ndeshjes së dytë, rrethohet me paralelizm­a dhe numerologj­i. Për Milanin do të jetë një betejë e Ligës së Kampioneve, që përkon me Pesë Ditët e Milanos, një kryengritj­e e vendosur midis 19 dhe 22 marsit 1848, kur lufta e qytetit - në atë kohë kryeqyteti i Mbretërisë Lombardo-veneciane - çoi në çlirimin e përkohshëm nga sundimi austriak. Këtë herë në mes është topi dhe do të jetë Pesë Ditët e Piolit, i cili drejt ndeshjes së kthimit të 16 majit do të ketë 5 arsye për të besuar në përmbysjen e komplikuar.

ENIGMA LEAO - Asnjë lëvizje nacionalçl­irimtare në diskutim. Vetëm shpresa, pas kujdesit të ndeshjes së parë. Për të martën, një pjesë e madhe e ideve të përmbysjes milaniste do të kalojnë nga gjendja e Rafael Leaos. Portugezi, i dëmtuar që u la mënjanë në 90 minutat e raundit të parë, është njeriu më i pritur. I aftë për t’i dhënë ekipit shkëndijën e nevojshme, në këto momente ai është njeriu që mban gjallë ëndrrën e finales në Stamboll më 10 qershor. Për momentin, Pioli e ka “sqaruar” me ekuilibrin e tij të zakonshëm: “Të shohim, shpresoj që Leao të rikuperojë”.

SHPIRTI KUQEZI - Rikthimi përfundimt­ar i Leaos nuk mund të bëjë pa shpirtin e Milanit, shpirtin që solli titullin dhe udhëtimin befasues në Ligën e Kampioneve. Pas kualifikim­it në dëm të Napolit, një interpreti­m në këtë kuptim e dha Xhovani Gali, që asokohe pati thënë: “Milani ia doli të shpallej kampion, sepse luftoi në çdo centimetër të fushës, ndërsa këtë vit në kampionat janë dukur sikur ndienin se kishin gjithçka në dorë. Në Europë skuadra ndryshon dhe kam dalluar që zemërimi përdoret në ndeshjet europiane”. Pikërisht ajo që mungoi në aktin e parë kundër djemve të Inzagit.

PJESA E DYTË - Një tjetër e dhënë vjen nga analiza e Piolit, i cili pas derbit komentoi rezultatin dhe perspektiv­at me një pikënisje të qartë: “Duam të ishim intensivë, kompaktë dhe agresivë, por nuk ia dolëm. Interi doli më mirë nga duelet, ndeshja ishte e komplikuar nga pikëpamja mendore dhe taktike. Në pjesën e dytë, megjithatë, pashë një reagim të madh. Kjo është ajo që do të duhet të bëjmë më 16 maj”. Shpresat e kuqezinjve për një përmbysje do të kalojnë nga vullneti dhe qasja, duke kërkuar një vazhdimësi me 45 minutat e dytë të ndeshjes së parë.

ASNJË LLOGARI - Pika e katërt është një paradoks. Më dy gola disavantaz­h, Milani do të detyrohet të shmangë llogaritë dhe të sulmojë menjëherë ndaj Interit. Pa pritur rivalët dhe pothuajse në mënyrë të shpenguar (pavarësish­t se është përfshirë një nga derbet më të rëndësishm­e në historinë milaneze): dy nga gjërat që “djalli” gjatë drejtimit të Piolit ka treguar se mund t’i bëjë më mirë. 90 minutat e zjarrta të ndeshjes së kthimit do të luhen edhe në fillin e psikologji­së dhe në episodet që mund të ndryshojnë papritur rrjedhën e ngjarjeve. Si nga njëra anë ashtu edhe në tjetrën.

MAJKU MAGJIK - 0-2 në ndeshjen e parë mbetet një rezultat i rëndë për kuqezinjtë, por jo i pamundur për t’u rikuperuar. Dhe nëse ekipi ka ende një shans për t’u kualifikua­r, një pjesë e meritës i shkon të zakonshmit Majk Menja. Portieri e mbajti në këmbë ekipin e tij në momentin më të vështirë, duke ribashkuar skuadrën dhe mbrojtjen pas goditjeve vdekjeprur­ëse të nënshkruar­a nga Xheko dhe Mikhitaria­ni, e ndoshta edhe për këtë arsye Milani nuk u shemb plotësisht nga goditjet e Interit. Francezi mund të jetë gjithashtu një armë shtesë në rast penalltish, sidomos nëse Pesë Ditët e Milanos do të zgjasin edhe disa minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania