Panorama Sport (Albania)

Dy reparte dhe 5 emra, zbulohet lista e Maldinit

Morata dhe një ish-interist për të përforcuar sulmin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Mesfusha, klubi kërkon përforcime në Angli dhe Gjermani

Interesi i Milanit për Karni Çukvuemeka nuk është zbehur kurrë edhe pse lojtari është trajtuar në merkaton e verës së vitit 2022, kur ai ishte ende në Aston Vila, përpara se Çelsi të shtinte në dorë mesfushori­n e lindur në 2003shin, duke shkruar një çek prej 18 milionë eurosh. Ai luajti vetëm 371 minuta këtë sezon dhe ishte vetëm një herë në formacioni­n titullar. “Blutë” do ta shesin, por jo përfundimi­sht: huazimi mund të jetë zgjidhja më e mirë për të gjithë. Në këto momente thuhet se ka edhe kontakte mes Milanit dhe Ezekiel Palasios. Mesfushor i lindur në 1998-ën është më pak fizik se Çukvuemeka, por po aq intensiv. Në Bundesligë që nga viti 2019, argjentina­si është një lojtar i gatshëm, titullar i rregullt te “aspirinat”, me të cilët ka kontratë deri më 30 qershor 2025. Edhe Loftus Çik qarkullon prej kohësh në listat kuqezi të përforcime­ve, por edhe në këtë rast, bisedimet do të bëhen me Çelsin, që duket i predispozu­ar të lirojë disa vende në organikë, e të bëjë disa shitje pas fushatës faraonike në merkaton e janarit.

VIJA E PARË - Më pas kalojmë tek emrat e shënuar me të kuqe për sulmin e Milanit. Një departamen­t për të

revolucion­arizuar në tregun e ardhshëm të transferim­eve. Në vend të Zlatan Ibrahimovi­c mund të vijë një tjetër futbollist me origjinë sllave. Fjala është për Marko Arnautoviç­in, i lindur në vitin 1989ën, kuotat e të cilit janë në rritje. Shënues i 8 golave në 19 ndeshje sezonale për Bolonjën, qendërsulm­uesi austriak (pjesë e Interit të tripletës) ka një pagë të rëndë - 3

milionë euro neto në sezon por kostoja e kartonit është e papërfills­hme dhe mund të vlejë si investim. Një tjetër emër që Maldini e mban nën mbikëqyrje është ai i Alvaro Moratës. Thuajse 31-vjeçar, atij i skadon kontrata me Atletikon e Madridit në qershor të vitit 2024 dhe pa rinovim, një lamtumirë qershorin e ardhshëm është shumë e mundshme. Kolegët spanjollë

shtojnë gjithashtu se kuqezinjtë kanë gati një ofertë prej 15 milionë eurosh: një propozim shumë larg çmimit të kërkuar nga “los colchonero­s”, që pretendojn­ë të paktën dyfishin e shumës. Në ndihmë të Milanit mund të vijë bashkëshor­tja e futbollist­it, e cila duke qenë italiane gjithmonë i ka përqafuar nismat e Moratës për të luajtur në Serinë A.

 ?? ?? Paolo Maldini, drejtor teknik i Milanit
Paolo Maldini, drejtor teknik i Milanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania