Panorama Sport (Albania)

Zikaltrit, 21 ndeshje pa "X" në shtëpi

-

- Pas katër fitoreve radhazi, Sasuolo ka fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Interit (2-0), në shkurt 2022, me golat nga Raspadori dhe Skamaka, duke pësuar pesë humbje në vazhdim. - Interi ka fituar vetëm 1 nga 7 ndeshjet e fundit (2 barazime, 4 humbje) të luajtura në "San Siro" kundër Sasuolos (2-1 në prill 2021), falë golave të Lukakut dhe Lautaros, duke e mbajtur vetëm 1 herë portën e paprekur në këtë periudhë. - Interi ka fituar të katërta ndeshjet e fundit të kampionati­t, pasi nuk ia kishte dalë në pesë të mëparshmet (1 barazim, 4 humbje) duke shënuar mesatarish­t 3.5 gola për ndeshje. Zikaltrit nuk kanë arritur më shumë fitore radhazi në një sezon të vetëm të Serisë A nga nëntori 2021 deri në janar 2022, kur arritën në tetë.

- Interi nuk ka barazuar asnjë nga 21 ndeshjet e fundit të Serisë A të luajtura në "San Siro" (16 fitore dhe 5 humbje në këtë periudhë). Shenja e fundit "X" në një ndeshje në shtëpi të zikaltërve daton në Serinë A në mars 2022, 1-1 kundër Fiorentinë­s.

- Sasuolo ka pësuar të paktën dy gola në secilën nga katër ndeshjet e fundit të Serisë A në transfertë. Zikaltrit nuk kanë pësuar asnjëherë dy gola në pesë ndeshje radhazi jashtë fushe në Serinë A.

- Interi është i vetmi ekip në këtë kampionat që numëron të paktën pesë sekuenca me më shumë se 15 pasime për të arritur në një gol. Dy nga tre golat me seritë më të gjata të pasimeve në këtë kampionat u përkasin zikaltërve, duke përfshirë rekordin e Dimarkos në Romë (47 pasime radhazi).

- Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez janë dy nga tre lojtarët që kanë marrë pjesë në më shumë gola në Serinë A që nga prilli (Dia i treti): shtatë gola për secilin, 3 gola dhe 4 asiste për belgun, 5 gola dhe 2 asiste për argjentina­sin.

- Federiko Dimarko ka qenë i përfshirë në 6 gola (4 gola, 2 asiste) në këtë kampionat. Vetëm në 2020/'21-shin, mbrojtësi i Interit shënoi më shumë gola në një sezon të vetëm të Serisë A (tetë, 5 gola dhe 3 asiste).

- Domeniko Berardi është së bashku me Antuan Grizman, një nga dy lojtarët me më shumë se pesë gola dhe më shumë se pesë asiste në pesë kampionate­t kryesore europiane në 2023-shin (8 gola dhe 6 asiste për italianin). Për më tepër, sulmuesi i Sasuolos mund të bëhet lojtari i tretë që shkon në numër dyshifror golash në secilin nga katër sezonet e fundit të Serisë A, pas Çiro Imobiles dhe Lautaro Martinezit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania