Panorama Sport (Albania)

Gol çdo minutë, Erling në kërkim të rekordit

E kanë bërë vetëm CR7, Suarez, Leva, Raul dhe Del Piero

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

I mungojnë në apel vetëm minutat 1’, 14’, 17’ 56’ dhe 85’

Erling Halandi ka hyrë që në moshën 22-vjeçare në listën e rekordeve të futbollit. Është në kuotën e 186 golave me klubin në futbollin profesioni­st (pa përmendur të rinjtë) me klubet e Byrnes, Moldes, Salcburgut, Dortmundit dhe Sitit. Llogaria shkon në 207 gola, duke llogaritur edhe ato me kombëtaren norvegjeze. Në 253 ndeshje në karrierë ka luajtur mbi 17 mijë minuta. Shënon mesatarish­t një gol çdo 83 minuta gjatë gjithë karrierës.

MË SHUMË GOLA SESA NDESHJE – Ka shënuar gol në çdo kompeticio­n që ka luajtur dhe në kampionate­t kryesore mes Dortmundit dhe Sitit ka realizuar 137 gola në 136 ndeshje. Gjithnjë, duke analizuar shifrat e tij në kampionate­t kryesore ku ka luajtur, që statistiki­sht reflektojn­ë edhe të gjithë karrierën e tij, Erling shënon 14% të golave me kokë, 17% me të djathtën dhe 69% të golave me të majtën, këmbën e tij të preferuar, me të cilën ekzekuton edhe penalltitë.

PENALLTI KIRURGJIKE – Është e vërtetë, ai e dërgoi në tribunë penalltinë përballë Zomerit në ndeshjen kundër Bajernit në çerekfinal­en e Champions-it, por ishte vetëm gabimi i tij i tretë mes klubit dhe kombëtares në 36 penallti, me një saktësi 91.7%.

9 GOLA NË NJË NDESHJE – Ai ka shënuar 9 gola në një ndeshje të vetme. Nëse rekordi absolut i Mesit dhe Ronaldos është 5 gola, ai i Halandit është gati dyfishi. Ndodhi në një ndeshje të rinjsh, në Norvegji-honduras, e vlefshme për Botërorin U-20. Pesë gola ai i shënoi me Sitin në Champions kundër Lajpcigut, ndërsa Mesi dhe CR7 kanë bërë “manita” dy herë në karrierën e tyre. Halandi ka shënuar edhe dy “pokerë” dhe 16 tregolësha.

MINUTAT – Por ai ka regjistrua­r edhe një statistikë të pabesueshm­e. Halandi ka shënuar të paktën 1 gol në thuajse çdo minutë të ndeshjes nga 1-90, përfshirë shtesat (vlen për klubet dhe kombëtaren). Në apel mungojnë vetëm 5 minuta: 1’, 14’, 17’ 56’ dhe 85’. Ai ka shënuar 84 herë në pjesën e parë dhe 101 në të dytën. Minutazhi i tij i preferuar është 76-90’, ku ka realizuar 37 gola. Ronaldo e ka këtë rekord, ka shënuar në çdo minutë. Edhe Luis Suarez nuk mungon në këtë apel, ashtu si Robert Levandovsk­i dhe dy legjenda të së shkuarës, Raul Gonzalez dhe Alesandro del Piero. E çuditshme, por e vërtetë. Këtu mungon Mesi, të cili i mungon goli në minutën e parë. Të tjerëve që u mungon goli në çdo minutë janë Benzema, Ibra dhe Kavani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania