Panorama Sport (Albania)

“5 rregullat që do t'i ndryshoja futbollit”

-

Tieri Henri ka zbuluar pesë rregullat e tij që do të revolucion­arizonin futbollin, përfshirë pikë ekstra për golat. Legjenda e Arsenalit, i cili shënoi 417 gola në karrierë, përfshirë 228 golat rekord për "topçinjtë", gjatë komentit të ndeshjeve të Champions-it në mesjavë për teleivizio­nin "CBS Sports", tha për prezantues­en Kejt Abdo, e cila e kurorëzoi si mbretin e futbollit: "Kur një skuadër refuzon të luajë, shpenzon kohë, godet topin jashtë, arbitri mund të japë një goditje dënimi si në regbi 25 metra larg porte dhe ti mund ta vendosësh topin ku të duash. Rregulli im është thjesht luaj futboll. Rregulli i dytë, për skuadrat që shënojnë tre gola në një ndeshje, duhet të fitojnë një pikë ekstra, pavarësish­t rezultatit. Rregulli i tretë: Arbitrat duhet të dalin dhe flasin në konferenca për shtyp pas ndeshjes dhe, ju lutem, të vendosin edhe një mikrofon në fushë. Unë dua të dëgjoj atë që thonë, sepse ata ndonjëherë nuk janë aq të edukuar. Edhe unë nuk kam qenë ndonjëherë". Rregulli i katërt i Henrisë ka të bëjë me drejtorët sportivë apo ata që kryejnë transferim­et t'i provojnë më parë ato: "Ti nuk shkon ta blesh një shtëpi pa e vizituar atë. Ti shkon në mëngjes, natën dhe dëgjon zhurmat. Unë kam parë lojtarë që kanë shkuar në vende pa e ditur nëse do të përshtates­hin atje". Dhe rregulli i tij i pestë ka të bëjë me prezantimi­n e zëvendësim­eve të përkohshme të dëmtimeve për të parandalua­r që skuadra të mos mbetej me 10 vetë në fushë kur dikush është duke marrë ndihmën e parë të mjekëve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania