Panorama Sport (Albania)

Ançeloti, kritikëve: Pse shqetësohe­ni për Realin?

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Trajneri i Realit, Karlo Ançeloti, ka folur për mediat spanjolle përpara takimit të sotëm kundër Getafes. Në fakt pragndeshj­a e "los blancos"-ve është shoqëruar me polemika. Kjo për shkak të vendimit të Ançelotit për të bërë rrotacion masiv dhe lënë pushim disa prej lojtarëve kyçë për takimin e kthimit në Champions të mërkurën e ardhshme ndaj Sitit. Por italiani i stolit të Realit i është përgjigjur kritikave, duke siguruar të gjithë se në fushë do të jetë një Madrid tepër kompetitiv, siç ia dikton emri dhe historia. "Sinqerisht nuk e kuptoj shqetësimi­n e disa klubeve në lidhje me Realin e Madridit dhe formacioni­n me të cilin do të zbresim ne në fushë. Ka shumë skuadra që zgjedhin ndeshjet... por kjo gjë nuk vlen për Realin e Madridit. Unë dua të ruaj lojtarët, që janë lodhur më shumë në mesjavë në Ligën e Kampioneve, por ju siguroj se ata që janë në formë optimale do të jenë në fushë. Të jeni të qetë se në fushë do të jetë një Real shumë konkurrues. Por mos më kërkoni që tani formacioni­n, sepse nuk dua t'i jap një avantazh mikut tim Bordalas", nënvizoi Ançeloti. Trajneri i Realit të Madridit ka folur edhe për përballjen me Sitin, duke u përpjekur të mbajë larg presionit ekipin e tij. "Ndeshja e së martës së kaluar kundër Sitit apo dhe ajo e së mërkurës së ardhshme nuk janë në mendjen tonë tani.

E marta ka kaluar dhe tani e gjithë vëmendja është te përballja kundër Getafes. Pas kësaj do të flasim për Sitin", tha ai. Ançeloti ka përmendur dhe faktin se skuadra nuk është e lodhur, pavarësish­t 56 ndeshjeve të luajtura deri më tani në këtë sezon. "Në vija të përgjithsh­me jemi mirë. Disa lojtarë kanë pak ngarkesë nën këmbë, por për fat nuk kemi dëmtime serioze. Kjo është gjëja më e rëndësishm­e në këtë moment të sezonit", mbylli Ançeloti.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania