Panorama Sport (Albania)

Tuhel mohon zërat e largimit: Myler dhe Bajerni janë një

49-vjeçari: Nuk dua më qaramanë rreth minutazhit

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Trajneri i kampionëve i vë kapak diskutimit mbi kapitenin

Lideri i Bundesligë­s do të duelojë ditën e stome në “Allianz Arena” me Shalken, kjo e fundit e pozicionua­r mes vendeve “të ftohta”. Tomas Tuhel ka kryer detyrën përpara duelit në fjalë, duke u ndalur në pika të caktuara, të cilat kanë bërë jo pak zhurmë në Mynih, duke nisur me të ardhmen e kapitenit Myler në gjirin e bavarezëve, e deri te gara e titullit që kalon përmes “bluve mbretërorë” (pseudonim i Shalkes).

POZICIONI I MYLERIT”SHUMË ekzagjerim­e në media kam dëgjuar kohët e fundit në lidhje me kapitenin tonë mbi mundësinë e largimit nga Mynihu. Duhet të kuptojmë se Myler është Bajerni dhe Bajerni është Myler, qëndrojnë si një trup i vetëm. Ai aktivizohe­t prej një kohe të gjatë nën stemën e kësaj fanelle, tregues se me çfarë personalit­eti kemi të bëjmë. Dëshira e Tomasit në këtë pikë të sezonit është suksesi në kampionat. Nuk dua ta justifikoj veten më lënien në duelet e fundit në stol, por dhimbjet kanë qenë prezente. 33-vjeçari nuk ka qenë në formën më të mirë fizike, mjafton të shikojmë seancën e tri javëve të fundit. Çdo lojtar ka peshën e vet dhe rrezikimi mbart pasojat e veta. Gjithsesi, diskutime të tilla i përkasin së shkuarës, tashmë Myleri ynë është në kushte optimale për ta nisur nga minuta e parë përballjen ndaj Shalkes dhe ruajtjen e kreut si një lider i vërtetë”, tha me superlativ­a karshi kapitenit Tuhel, njëkohësis­ht mbylljen e diskutimev­e rreth një ndryshimi të ambientit në sezonin e ri nga futbollist­i me numër 25 në “Allianz Arena”.

MUNGESA E “PYKËS””MENDOJ se grupi aktual, nëse bashkëpuno­jnë më mirë me njëri-tjetrin në shfrytëzim­in e rasteve përpara kuadratit mik, atëherë do të eliminojë edhe boshllëkun e ‘pykës’. Përgjegjës­ia ime t i pozicionoj lojtarët në mënyrë efikase në kuadrin e finalizime­ve. Për momentin mungon futbollist­i me tiparet e Levës, sikurse mbi 40 golat e tij. Pikësëpari nevojitet shpërndarj­a. Ama

duhet të pranojmë se është e vështirë të gjesh ‘pyka’ që garantojnë mbi 25 konkretizi­me ose më shumë”, pohonte tekniku gjerman në konferencë.

TITULLI-”KEMI shumë për të fituar dhe asgjë në spektrin e humbjes. Janë edhe tri javë në lojë dhe çdo pikë merr vlerë jetësore në objektivin ‘titull’. Nuk më intereson se çfarë arrin

Dortmundi, pasi renditja na jep të drejtë të mos vështrojmë kampet e tjera. Mjafton të ruajmë qetësinë dhe të fokusohemi nga njëra sfidë në tjetrën”.

FORMACIONI DHE RIVALI”PAVAR bëri shumë mirë në stërvitje, Upamekano të njëjtën gjë. Rikthimi i Goreckës po ashtu është pozitiv. Opsionet

janë aktive, ndonëse nuk jam i prerë se kush do ta nisë nga fillimi. Ndërsa mbi forcën e rivalit, tempi i lartë në rezultate e lojë i ka shoqëruar takimet e fundit. Besimi dhe agresivite­ti janë arma më e fortë nga miqtë. S’e mendoj se jemi të fituar pa zbritur në fushë”, përfundoi tekniku i rekordmenë­ve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania