Panorama Sport (Albania)

Limaj, “asist” Tiranës: Titullin e vulos në derbi

- OLSI AVDIAJ

Vesel Limaj mendon se Tirana fiton derbin dhe titullin kampion. Në një intervistë për "Panorama Sport", ish-lojtari i bardhebluv­e pranoi se pret që Tirana në fund të kampionati­t të marrë edhe dy trofetë e tjerë, Kupën dhe titullin kampion. Limaj pohoi se derbi është një nga ndeshjet që shijohet dhe për atë që e ka luajtur është një ndjenjë e jashtëzako­nshme.

Vesel ju u larguat në janar nga Tirana. Skuadra është në vendin e parë dhe dy pikë nga vendi i dytë?

Po, e kam ndjekur Tiranën në të gjitha ndeshjet që kanë zhvilluar pas largimit tim. Mund të them se janë me meritë në vendin e parë të kampionati­t. Si skuadër kanë bërë shumë mirë deri tani. Shpresoj që e mbyllin kështu, në vendin e parë në klasifikim.

Tirana mund të kishte pesë pikë më shumë se Partizani në këtë ndeshje dhe derbin e luante e qetë...

Fatkeqësis­ht ndikon, sepse i mungojnë tani tre lojtarë shumë të rëndësishë­m. Besoj vetëm kjo ndikon pak. Ama mendoj se presioni kaloi. Tani ka shumë më pak te Tirana.

Tirana vjen në këtë derbi e para, por ka shumë mungesa, siç thatë edhe ju. A mund të triumfojë në këtë sfidë?

Sigurisht që po. Tirana ka lojtarë plot. Janë edhe cilësorë dhe që mund ta vendosin ndeshjen. Normalisht që në derbi futesh vetëm për fitore dhe asnjë rezultat tjetër, ndonëse mund të pranojë edhe një barazim.

Ju thoni që Tirana ka lojtarë cilësorë. Ama mungojnë shumë prej tyre. Cili mund të vendosë këtë derbi?

Siç e thashë, Tirana ka plot lojtarë cilësorë, por besoj se këtë ndeshje do ta vendosë Kristali.

Ju pak a shumë folët për mungesat, por nga ana tjetër nga pesë lojtarë, cili do të peshojë më shumë?

Mungesat ndikojnë, sidomos Hasani që është "topscorer" në Superiore, dhe që ka bërë një kampionat të shkëlqyesh­ëm deri tani. Mungesa e Hasanit dhemb për Tiranën, por kanë lojtarë si Kristali, Haxhiu, Lushkja, që mund shënojnë edhe këta në portën e Partizanit.

Tirana ka pikat e forta dhe të dobëta të saj. Ju keni qenë pjesë e skuadrës, mund të na i zbuloni?

Arma më e fortë te Tirana është që përveç grupit, brenda janë çuna me këmbë në tokë dhe nuk kënaqen me pak. Pastaj kjo ndikon në

fushën e lojës. Japin gjithçka për të arritur qëllimet. Nga ana tjetër, kanë dhe pika të dobëta, por nuk po më vjen diçka në mendje.

Partizani, nga ana tjetër, është një skuadër që duhet të luftojë për derbin. Keni një mendim për të kuqtë?

Mendoj se sulmi te Partizani është arma më fortë që kanë. Ata kanë shënuar plot gola dhe kanë ekip cilësor. Po kanë pasur shumë uljengritj­e këtë vit.

Ju keni shënuar gol në një ndeshje derbi. Për ata që nuk e shijojnë dot këtë

ndjesi si është të shënosh në një derbi Tirana-partizani?

Ndjesia e golit në derbi është diçka që nuk e harron. Ndihesh i lumtur. Normalisht edhe që pata shansin të luaja në këto ndeshje me plot emocione.

Nëse Tirana fiton derbin, mund të themi që titullin kampion e ka në shpe?

Besoj se po. Ndeshja në derbi vendos titullin. Me një fitore për Tiranën besoj se mbyllet çështja e titullit dhe kreun nuk e lëshon Tirana deri në fund të kampionati­t.

Tirana ka fituar Superkupën

dhe ju ishit në skuadër. Është në finalen e Kupës dhe në krye të kampionati­t. I fiton të tre trofetë?

Sigurisht që po. Tirana e ka shansin të fitojë të gjithë trofetë ku luan. E ka kualitetin.

Në janar latë Tiranën dhe kaluat në Rumani. Si po shkon aventura në këtë kampionat?

Aventura ime shkon mirë. Shpresoj të ecë dhe akoma më mirë në vitin tjetër. E kemi siguruar që të qëndrojmë në Ligë. Ky ishte qëllimi ynë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania