Panorama Sport (Albania)

Rregullorj­a për Kupat e Europës dhe rënien nga Superiorja

-

Klubet që do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në garat e organizuar­a nga UEFA, do të përcaktohe­n si më poshtë: a) Klubi që shpallet kampion në "Abissnet Superiore" në sezonin 20222023, do të marrë pjesë në turin e parë të Ligës së Kampioneve; b) Klubi që shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencë­s; c) Klubet që renditen në vendet 2 dhe 3 në klasifikim­in përfundimt­ar të "Abissnet Superiore" do të marrin pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencë­s; d) Nëse klubi i shpallur kampion i Superiores fiton njëkohësis­ht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë ekipi i renditur në vendin e katërt në klasifikim­in përfundimt­ar, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencë­s; e) Nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë, fiton njëkohësis­ht edhe Kupën, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencë­s; f) Nëse skuadra e shpallur kampione, fiton njëkohësis­ht edhe Kupën dhe nëse skuadra finaliste e Kupës është e renditur në vendet 2 dhe 3, atëherë skuadra e renditur në vendin e 4-t, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencë­s;

* Skuadrat që në përfundim të sezonit renditen në vendet 9 dhe 10 zbresin direkt nga Kategoria Superiore;

* Në përfundim të sezonit, klubi i renditur në vendin e 8-të në Superiore, do të zhvillojë një ndeshje finale me fituesin e fazës "play off" të Kategorisë së Parë. Ndeshja do të luhet në stadiumin e klubit të renditur në vendin e 8-të. Fituesi do të jetë pjesë e Superiores në sezonin pasardhës.

RREGULLORJ­A E KLASIFIKIM­IT

Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbullua­r të njëjtën sasi pikësh, renditja e tyre në tabelën e klasifikim­it përcaktohe­t duke mbajtur në konsiderat­ë kriteret si më poshtë: a) Pikët e grumbullua­ra në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse; b) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse; c) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë kampionati­t për sezonin futbollist­ik 2021-2022; d) Numri më i madh i golave të shënuar gjatë kampionati­t; e) Me short.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania