Panorama Sport (Albania)

Fejzullahu: Partizani më i fortë, nesër vulos titullin

“Peng që s’dola kampion, si De Biazi hyri në tunel për mua”

- DENIS LALA

Ish-i

i “demave”: Luhatjet problem, Hadroj më kujton veten

Me siguri të gjithë e mbani mend Arbnor Fejzullahu­n, “turbon” e djathtë të Partizanit për katër vite, nga 2014 deri në 2018-ën. Mbrojtësi, i cili vijon karrierën në kategoritë e ulëta zvicerane, për aq sa luajti në Shqipëri, ishte një nga më të mirët e Kategorisë Superiore, përpara se të siguronte një kalim prestigjio­z te Ksamaks në Superligën e Zvicrës. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, Fejzullahu tregon për eksperienc­ën e tij te Partizani, pengjet dhe momentet më të bukura. 30vjeçari nga Vranja shprehet se ky Partizan nuk është i fortë sa kur luante vetë ai, por është më i mirë se Tirana. Arbnori shprehet se derbi është ndeshja që vendos titullin, pavarësish­t se më pas ngelen edhe tri javë.

Si po ju shkon në Zvicër? Përse keni zgjedhur ta vijoni karrierën atje?

Kur u largova nga Partizani vendosa të zgjedh Zvicrën, sepse doja të qëndroja më pranë familjes. Njerëzit e mi të afërm i kisha këtu dhe zgjodha këtë destinacio­n, sepse arrita të siguroj një transferim në Superligën zvicerane.

Pasi u larguat nga Partizani në vitin 2018, nuk u kthyet më në Shqipëri. E mendoni një rikthim të fundit në Superiore?

Pas një viti në Zvicër pata oferta për t’u kthyer në Shqipëri, por vendosa të vazhdoj të qëndroj në Zvicër, sepse propozimet nga këtu ishin më të mira. Nuk e mendoj një rikthim, por në futboll asnjëherë nuk mund të jesh i sigurt.

Për katër vite keni qenë një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë të kampionati­t. Cilin mbani mend si momentin më të bukur me Partizanin?

Është derbi me Tiranën, ku unë arrita të shënoj gol dhe të dhuroj një asist në fitoren 2-0. Pa dyshim ky ishte momenti më i rëndësishë­m dhe më i bukur me fanellën e Partizanit.

A keni ndonjë peng që ju ka mbetur në ato 4 vite me të kuqtë?

Pengu më i madh me fanellën e Partizanit ishte që nuk arrita të dal një herë kampion, sepse ishim shumë pranë. Një sezon para se të largohesha, kishim një ekip shumë të mirë dhe e meritonim titullin. Por futbolli kështu është, të duhet edhe pak fat. Po ta dija se Partizani do të fitonte titullin në sezonin pasi u largova unë, do të qëndroja edhe një sezon. Por fati ashtu e deshi dhe në fund m’u bë qejfi shumë që arritën të fitojnë titullin.

E keni ndjekur Partizanin në këtë sezon? Si ju është dukur?

Obligimet familjare kanë ndikuar që të mos e ndjek çdo ndeshje, por në shumicën e rasteve e kam parë. Në përgjithës­i mund të them se janë një skuadër e mirë, por kanë pasur shumë luhatje dhe kjo është arsyeja që tashmë po luftojnë kaq fort për kreun, pasi mund ta kishin siguruar edhe me parë.

Para është derbi me Tiranën, që është dy pikë para. Sa përcaktues­e është kjo ndeshje për titullin?

Është e barabartë me një finale. Unë mendoj se kjo ndeshje vendos se kush e fiton titullin kampion. Këtu ndahet.

Bardhebluv­e u mungojnë tre titullarë. E bën ky fakt favorit Partizanin në këtë ndeshje?

Para ndeshjes mungesat mund të duken një element i rëndësishë­m, por kur skuadrat zbresin në fushë në një derbi, gjithçka zerohet. Çdo gjë nis e barabartë për të dyja skuadrat dhe kjo është karakteris­tika që e bën të quhet derbi. Kështu që, nuk mendoj se mungesat e Tiranës do të kenë ndikim rrënjësor në këtë ndeshje.

Cili prej lojtarëve të Partizanit ju pëlqen më shumë për atë që jep në fushë?

Hadroj më duket një lojtar shumë cilësor. Ndoshta më pëlqen edhe se luan në pozicionin tim dhe më kujton atë kohën time te Partizani.

E mbani mend golin e vetëm që keni shënuar në derbi?

Pa dyshim që po. Ka qenë një nga momentet më të bukura. Por mund të kujtoj edhe një tjetër moment pas asaj sfide. Pas ndeshjes trajneri i Kombëtares (Xhani de Biazi) u fut në dhomat e zhveshjes dhe, pasi më përgëzoi për paraqitjen që kisha bërë, më tha se do të më ftonte me Kombëtaren në ndeshjet e radhës. Kjo bëri që gëzimi i asaj ndeshjeje të ishte i dyfishtë.

Si e krahasoni këtë Partizan me atë të kohës kur luanit ju?

Kur unë luaja me Partizanin, drejtuesit kishin arritur të ndërtonin një grup me shumë kualitet dhe disa prej këtyre lojtarëve tashmë luajnë në liga shumë cilësore nëpër Europë.

Çfarë ka Partizani diçka më të fortë se Tirana?

Partizani nuk është një skuadër që nuk mbështetet në individë të caktuar, por është një ekip, që funksionon si grup. Mund të them se Partizani ka një grup më të mbledhur se Tirana dhe është më i fortë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania