Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA PËR TIRANA-PARTIZANI

-

Ndeshjet - 169 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2023 në të gjitha kompeticio­net: Kupë dhe kampionat.

Bilanci - Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 70 ndeshje, ndërsa bardheblut­ë numërojnë vetëm 47 fitore. 52 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

GOLAVARAZH­I - 228 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrej­t 183 të bardhebluv­e. Golat e fundit në derbi: Sfidën e fundit e vendosi Skuka në minutën e shtatë të lojës pas një krosi nga e majta.

DIFERENCA - 33 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12/10/13 Partizani-tirana 1-0; 07/02/14 Tirana-partizani 1-0; 22/03/14 Partizani-tirana 1-1; 26/09/14 Tirana-partizani 0-0; 08/12/14 Partizanit­irana 2-0; 13/03/15 Tirana-partizani 1-2; 04/05/15 Partizani-tirana 2-2; 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0; 07/12/15 Tirana-partizani 0-0; 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0; 04/05/16 Tirana-partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-tirana 0-0; 01-02/ 12/17 Tirana-partizani 0-0; 20/02/17 Partizani-tirana 2-1; 28/ 04/17 Tirana-partizani 1-2; 28/09/18 Tirana-partizani 0-1; 30/ 11/2018 Partizani-tirana 2-1; 01/03/19 Tirana-partizani 0-0; 12/05/19 Partizani-tirana 2-1; 29/09/19 Tirana-partizani 12; 13/12/19 Partizani-tirana 1-2; 28/02/20 Tirana-partizani 5-1; 10/07/20 Partizani-tirana 1-1; 4/12/2020 Tirana-partizani 0-0); 21/01/2021 Partizani-tirana 1-0; 13/03/21 Tiranapart­izani 1-2; 13.05/21 Partizani-tirana 0-0; 25/10/21 Tirana-partizani 1-1; 23/12/21 Partizani-tirana 1-2; 05/03/2022 Tirana-partizani 0-0; 07/05/2022 Partizani-tirana 1-2; 02/10/ 2022 Partizani-tirana 0-2; 21/12/2022 Tirana-partizani 0-1; 06/03/2023 Partizani-tirana 2-0;

ISH-ËT - Engjëll Hoti ishte një nga transferim­et më të bujshme të Partizanit në verë, jo vetëm për cilësitë e tij, por edhe për faktin se kaloi nga Tirana te Partizani. Ndërkohë, një tjetër "ish" i kësaj sfide është Ardit Hila, i cili ishte pjesë e Partizanit në sezonin 2018-'19, kur u shpallën kampionë. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, njihet gjithashtu për karrierën e tij te Partizani si futbollist. Gjithashtu zëvendëstr­ajneri i bardhebluv­e, Karapici, dhe drejtori Osmani, kanë të shkuar si futbollist­ë me Partizanin.

HISTORIA - Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. "Demat" e kuq fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

SHPAGIMI - Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t'i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania