Panorama Sport (Albania)

I ka shënuar 13 gola Tiranës, Kodra: Derbin e zgjidh Da Silva

Ish-sulmuesi i Partizanit kujton vitet ‘90

-

Edmond Kodra është një nga ish-sulmuesit e viteve ’90, që ka arritur ta shijojë si protagonis­t në fushë derbin Tirana-partizani. Si pjesë e të kuqve në sezonet 1994-1995, 1995-1996 dhe 1998-1999, kavajasi ka shënuar disa herë në portën e bardhebluv­e. Këta të fundit ishin skuadra që i sillte më shumë fat Kodrës dhe ai vetë kujton në një intervistë për “Panorama Sport”, se në karrierën e tij ka realizuar 13 herë kundër Tiranës, qoftë kur ka qenë pjesë e Partizanit, por po ashtu kur ka luajtur me fanellën e Besës, Teutës dhe Luftëtarit. Edmond, kohët kanë ndryshuar, por çfarë kujtoni nga derbet e viteve ’90 kur keni qenë pjesë e Partizanit? Gjithmonë atmosfera ka qenë fantastike, me tifozërinë që luan një rol të rëndësishë­m në ndeshjet derbi, sepse ata janë bukuria e vërtetë. Pastaj, motivimi për këto ndeshje dihej, pavarësish­t renditjes, ku mund të gjendeshim. Unë personalis­ht e kam përjetuar më së miri derbin, pasi kam shënuar në portën e Tiranës si lojtar i Partizanit, por edhe kur kam luajtur në skuadra të tjera, golat s’kanë munguar.

Ka ndonjë ndeshje ndaj Tiranës, që me ish-lojtarët e brezit tuaj e diskutoni shpesh?

Për t’u kujtuar është një derbi që ka përfunduar 2-2 në sezonin 1998-1999, ku unë shënova, por më e veçanta ishte që arrita të fitoj një 11metërsh. Më saktë, ia vodha penalltinë arbitrit Sokol Jareci. Në portë te Tirana ka qenë Blendi Nallbani, i cili pas rrëzimit tim në zonë, u drejtuar nga Jareci dhe mua me këto fjalë: “Nuk e kam prekur

fare”. Megjithatë, arbitri e akordoi penallti, pasi atëherë nuk kishte VAR (qesh). Nga penalltia goditi dhe shënoi kapiteni Ilir Shulku.

Thatë që i keni shënuar rregullish­t ekipit bardheblu...?

Po, kam shënuar 13 gola në

portën e Tiranës në karrierën time, duke qenë një nga ekipet që i kam realizuar më shpesh. Për një sulmues, goli ka shumë rëndësi dhe sidomos kur i shënon Tiranës në kampionati­n shqiptar. Me të gjitha ekipet që kam luajtur, duke filluar nga Besa, Partizani, Luftëtari dhe Teuta. Thuajse në çdo ndeshje kemi pasur rezultate pozitive, vetëm me përjashtim­e të vogla. Këtë sezon të dyja ekipet kanë pasur oshilacion­e, si e parashikon­i derbin e së mërkurës dhe a mund të themi që do jetë vendimtar për titullin?

Është e vërtetë që të dyja ekipet kanë bërë shpesh hapa fals gjatë këtij kampionati, por derbi mbetet derbi. Rëndësi ka momenti dhe forma e mirë që ndodhen ekipet në atë moment. Në këtë drejtim, Partizani është një hap para, sepse ka vazhdimësi, si në lojë dhe rezultate, duke gjetur ekuilibër. Edhe në ndeshjet direkte të këtij sezoni me Tiranën, mendoj se ka treguar superiorit­et, që në aspektin psikologji­k është shumë i rëndësishë­m. Megjithatë, unë mendoj se kampionati nuk mbaron me ndeshjen direkte. Ndoshta Tirana luan për dy rezultate, sepse i intereson edhe barazimi. Nga ana tjetër, Partizani për formën që gëzon, besoj se e fiton ndeshjen me Tiranën, gjithmonë duke qenë i kthjellët. Janë 90 minuta në dispozicio­n dhe plus 3 ndeshje të tjera, kështu që për titullin do të jetë gjithçka e hapur deri në fund. Kush mendoni se mund ta bëjë diferencën në këtë derbi?

Te Partizani ka shumë lojtarë me kualitet që mund ta zgjidhin këtë ndeshje. Një nga ata është Da Silva, i cili e ka tërhequr skuadrën me kualitetin që ka.

 ?? ?? Edmond Kodra, ish-sulmues i Partizanit në vitet 90
Edmond Kodra, ish-sulmues i Partizanit në vitet 90
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania