Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Hallaçi apel “senatorëve”

Fitorja me Laçin është detyrim për të shpëtuar sezonin, klubi kërkon mbështetje­n e tifozëve

- VLADIMIR MEMA

Trajneri pret që lojtarët me eksperienc­ë të marrin përgjegjës­i në këtë situatë

Kukësi është duke u dhënë dorën e fun dit përgatitje­ve në kuadër të ndeshjes që do të kenë me Laçin ditën e nesërme në “Kukës Arena”, ora 15:00. Një përballje që në kampin blu është vlerësuar maksimalis­ht, duke ditur rëndësinë e kësaj sfide, e cila vlen shumë sa i përket mbijetesës. Edhe pse verilindor­ët vijnë para kësaj ndeshjeje me një moral të rënë përtokë, nisur nga rezultatet e javëve të fundit, sërish synimi do të jetë marrja e maksimumit kundër Laçit. Gjatë gjithë këtyre ditëve, trajneri Rraman Hallaçi është përpjekur të mbajë lart moralin e futbollist­ëve, si mënyrën më të mirë për të mbajtur nën tonus skuadrën. Faktori psikologji­k shihet si problemi më i madh aktualisht në këtë fund kampionati te Kukësi, për aq kohë sa janë po të njëjtët lojtarë që deri para pak muajsh ishin shumë pranë arritjes së Europës, ndërsa tani rrezikojnë mbijetesën në Superiore.

SFORCOJA E FUNDIT

Duke parë se në skuadër, Kukësi ka disa prej atyre që konsideroh­en si “senatorë” dhe cilësitë individual­e i kanë të mëdha, në bisedat gjatë përgatitje­ve dhe analizave që kryen, Hallaçi u ka kërkuar edhe një sforco për të shpëtuar skuadrën, dhe mos lejuar që të prekin fundin. Janë pikërisht lojtarët më me eksperienc­ë që tekniku pret të zgjidhin situatën, në të cilën ndodhet klubi, duke u shprehur besimin se i kanë të gjitha mundësitë për ta nxjerrë skuadrën nga ky ngërç. Nga ana tjetër, vetë lojtarët kanë dhënë “besën” se do të bëjnë gjithçka që Kukësi të arrijë patjetër te rezultatet pozitive që këtë javë me Laçin. Një sforco u kanë kërkuar edhe vetë drejtuesit, pasi e shohin si të papranuesh­me që ekipi me kontingjen­tin që ka në dispozicio­n të shkojë në atë pikë sa të diskutojë qëndrimin në elitë.

MBËSHTETJA NGA TIFOZËT

Duke parë situatën kritike në të cilën ndodhet skuadra, në Kukës shpresojnë te një mbështetje edhe në shkallët e stadiumit. Edhe pse rezultatet e fundit kanë lënë të zhgënjyer tifozët, në klub shpresojnë që t’i kenë në krah edhe në këtë përballje. Në ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi, klubi e ka lënë hyrjen e lirë, diçka që pritet të ndodhë edhe në këtë sfidë, për të shpresuar që të jenë sa më të shumtë në numër. Në fakt, duket se

Kukësin e ka ndjekur pak edhe mallkimi i stadiumit, pasi në impiantin e ri ku shpresohej për sa më shumë rezultate pozitive, skuadra nuk ka marrë fitoret që prisnin. Gjithsesi, ky është momenti

që verilindor­ët duhet të tregojnë sa vlejnë, për t’u larguar nga vendi i tetë, një pozicion që të dërgon në një ndeshje shtesë me ekipin fitues të fazës “play off” të Kategorisë së Parë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania