Panorama Sport (Albania)

Dëmtimet, Martini ka dilema për titullarët në Shkodër

-

Dëmtimet e disa lojtarëve kanë prishur planet e stafit teknik të Teutës në prag të ndeshjes me Vllazninë. Në tri ditët e fundit te durrsakët kanë pasur probleme mbrojtësit Artan Jazxhi dhe Blerim Kotobelli, mesfushori Sherif Kallaku dhe sulmuesi Ildi Gruda, por pa harruar këtu Erando Karabecin dhe Jurgen Goxhajn, që këtë periudhë kanë pasur probleme fizike dhe janë aktivizuar shumë pak. Nëse për Karabecin etapat e riaftësimi­t kanë qenë të gjata, halli më i madh për trajnerin Martini është nëse do të ketë të gatshëm nesër Jazxhiun, Kallakun dhe Grudën. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kotobellin, i cili dy javë më parë pësoi një tërheqje të muskulit të kofshës dhe ende nuk është në 100% të formës. Kallaku gjithashtu ka ndierë shqetësim në kofshë dhe po mbahet nën vëzhgim nga stafi mjekësor. Vetëm sot do të vendoset për fantazisti­n nëse do të luajë që nga fillimi në Shkodër apo nuk do të rrezikojë. Ndërsa Jazxhi ka pësuar një goditje të lehtë në këmbën e majtë në ndeshjen kundër Tiranës dhe ditët e fundit do të punojë veçmas grupit. Shtatlarti pritet të jetë në fushë, edhe pse nuk ka asgjë të sigurt për momentin. Ndërsa sa i përket Grudës, mësohet se ka ndierë dhimbje në kavilje, por që shikohet si dëmtim që nuk do ta pengojë nga aktivizimi. Stafi mjekësor i Teutës po bën gjithçka për të pasur të gatshëm të gjithë lojtarët, ndërsa Martini pret që sot të provojë formacioni­n, ku dilemat janë të mëdha, pasi çdo gjë do të varet nga riaftësime­t e të dëmtuarve. Ndërkohë, sa u përket problemeve me kartonët, asnjë nga futbollist­ët e Teutës nuk është me katër, por nëse ndëshkohen në Shkodër, rrezikojnë titullarë si Emiljano Vila, Artan Jazxhi dhe Arbër Çyrbja.

SITUATA

Eliminimi nga Kupa nuk i ka shuar shpresat e Teutës për të kapur Europën. Duke qenë se në lojë është vendi i katërt, ndeshja e nesërme në Shkodër kthehet në një finale për një vend në Ligën e Konferencë­s. Ndaj Vllaznisë do të synohet fitorja, si e vetmja alternativ­ë për të vijuar luftën. Problemet fizike të disa lojtarëve natyrisht që kanë shqetësuar stafin, por në skuadër morali është i lartë për të kaluar me sukses këtë transfertë delikate. Fitorja në kampionat ndaj Tiranës ka shtuar besimin se Teuta mund të marrë vendin e katërt deri në fund. ZAMIR QYPI

15:00 15:00 15:00

15:00 15:00 15:00 (E ANULUAR)

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania