Panorama Sport (Albania)

Bylisi luan sezonin, “all in” në Durrës

Trajneri Shensoi pret shpërthimi­n e treshes Zho Santos-danladi-kaçorri kundër Erzenit

-

Në Ballsh e tërë vëmendja është te sfida që zhvillohet nesër në Durrës me Erzenin në orën 15:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Bylisi pritet të ketë skuadër më të plotë, teksa trajneri Naxhi Shensoi pritet të bëjë disa lëvizje. Bylisi do të jetë i orientuar drejt sulmit, pasi nuk ka se çfarë të humbasë. Nga sa është parë në seancat stërvitore, Shensoi pritet që në fushë të jetë me treshen ofensive: Zho Santos-danladi-kaçorri. Edhe Lajthia është një alternativ­ë e mirë për vijën e parë. Me shumë gjasa, lëvizje do të ketë edhe në mesfushë, ndërsa Ruçi pritet të rikthehet nga minuta e parë. Bylisi ka mbi tri javë që nuk fiton, pasi më 19 prill regjistron suksesin e fundit në kampionat, kur mundi Kastriotin në “Elbasan Arena”. Më pas tri disfata radhazi me Partizanin, Laçin dhe Egnatian, ndërsa ballshiotë­t duhet që në katër javët e mbetura të grumbulloj­në pikët maksimale nëse duan të shpëtojnë. Nëse në ndeshjet e radhës ndaj Erzenit dhe

Kukësit arrijnë fitore, atëherë ballshiotë­t mund të jenë në rrugë të mbarë. Në skuadër, pavarësish­t rezultatev­e të fundit, ka optimizëm dhe shpresë. Në ditët e fundit më tepër është punuar nga ana taktike, ku skema 4-1-3-2 shihet si më idealja në takimin që do të luhet nesër në Durrës. Shensoi pritet të hedhë në fushë, duke filluar nga Teqja në portë dhe më pas në mbrojtje me Trumçin dhe Zguron nga krahët. Në qendër të prapavijës do të luajnë Adili dhe Damçevski, ndërsa përpara tyre Ruçi, Loran dhe Eskuerdinj­a. Në fazën sulmuese, Zho Santos do të jetë më afër dyshes Danladi-kaçorri. Kështu ballshiotë­t do të guxojnë për më të mirën deri në fund përballë një skuadre që gjithashtu lufton për mbijetesë dhe tri pikët i ka jetike. Bylisi ka bërë performanc­a të mira këtë sezone me Erzenin, por nesër është një takim ku luhet gjithçka, pasi një tjetër humbje do të “vuloste” rënien. ERJON SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania