Panorama Sport (Albania)

Krosta nuk jep siguri, Dinamo po kërkon portier

Eksperienc­a kusht kryesor, por këtë herë do të afrojnë shqiptar

- FATJON RUPI

Italiani s’ka bindur, blutë po shohin për një tjetër “gardian”

Janë ditët e fundit të se zonit dhe te Dinamo ëndërrojnë ende titullin kampion. Me një fitore të mundshme në Luz dhe ndalesën e Skënderbeu­t në Lushnjë, do të vinte rokada në renditje. Një kombinim pak i vështirë, ndonëse mund të ndodhë. Sidoqoftë, blutë e kanë zhvendosur më tepër vëmendjen te sezoni i ri. Vërtetë u ngjitën, por do të ishte e pafalshme që kryeqyteta­sit të gabonin ashtu si dy vite më parë. Presidenti Ardian Bardhi pohoi për gazetën se do të ketë blerje të mëdha dhe më shumë cilësi. Ai u shpreh se “kohë ka, por edhe nuk ka”, duke lënë të kuptohet se duhet nxituar pak për të siguruar lojtarët e duhur dhe që kanë vërtetë kualitet. MERKATO

Merkatoja do të prekë gjithë skuadrën, duke filluar nga porta. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit kryeqyteta­s janë vënë në kërkim të një portieri, i cili do të ishte titullar sezonin e ardhshëm. Luka Krosta duket se nuk ka bindur plotësisht me paraqitjet e bëra në 9 ndeshje që ai është aktivizuar me Dinamon deri tani. Ka një pikëpyetje të madhe për italianin 25-vjeçar, i dalë nga akademia e Milanit dhe më pas i aktivizuar në disa skuadra të nivelit inferior në Itali dhe së fundi në Greqi, me Iridotos. Ai ka kontratë me blutë, por

niveli që ka shfaqur nuk jep garanci, ndaj dhe klubi po sheh mundësitë për të afruar një portier tjetër. Ideja është që te Dinamo të afrohet një portier me përvojë në Superiore dhe aktualisht janë 2-3 pista që po ndiqen, por ende nuk mund të flitet me emra konkretë. Sipas të gjitha gjasave, portieri që pritet t’u bashkohet bluve në merkaton e verës do të jetë shqiptar dhe me eksperienc­ë. PORTIERËT

Gjatë këtij sezoni Dinamo ka aktivizuar 4 portierë, ndoshta më shumë se çdo

skuadër tjetër. Blutë e nisën sezonin me Simon Simonin, i cili në dhjetor u transferua në Gjermani, tek Eintrahti i Frankfurti­t. Më pas u aktivizua Edvan Bakaj, i cili ka pohuar se pas ndeshjes me Luzin e mbyll me futbollin e luajtur. Në dy ndeshje stafi i ekipit kryeqyteta­s aktivizoi Sinan Danin, pasi Luka Krosta ishte i dëmtuar. Italiani u rikthye dhe do të mbyllë këtë sezon me kryeqyteta­sit. Për të ardhmen ka dyshime të forta dhe ai mund ta mbyllë aventurën blu me 10 ndeshje të luajtura.

 ?? ?? Diego Krosta, portieri italian i Dinamos
Diego Krosta, portieri italian i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania