Panorama Sport (Albania)

Gocaj: E mendoja të ngjitur Flamurtari­n kur ika, duhet të tregohen më... cinikë

E la ekipin në krye dhe tani janë në “play off”, ish-mbrojtësi analizon situatën

-

Flamurtari­n e la në vendin e parë, por sot që flasim situata ka marrë tjetër rrjedhë. Janë të tretët dhe zyrtarisht u mbetet që ta të diskutojnë ngjitjen në ndeshjet shtesë. Jemi duke folur për Olsi Gocajn, që prej muajit dhjetor është shkëputur në Amerikë. Shkodrani shpreh keqardhje që skuadra nuk e siguroi direkt misionin “Superiore”. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi është optimist, sidoqoftë. Ai beson se do ta kalojnë me sukses “play off”-in, pasi cilësia në organikë nuk mungon.

U bënë 5 muaj që jeni larguar në Amerikë, por a po e ndiqni Flamurtari­n?

Sigurisht që e kam ndjekur. Edhe pse jam larg në Amerikë, i kam ndjekur thuajse të gjitha ndeshjet, jo vetëm të Flamurtari­t. Kam shumë interesim për atë çfarë ndodh në kampionati­n shqiptar. Ndjek me shumë kuriozitet dhe vëmendje gjithçka që ndodh në Superiore dhe Kategorinë e Parë, pasi kam dhënë kontributi­n tim edhe unë në këto skuadra që militojnë në këto kategori dhe aty kam shumë shokë dhe miq.

E latë Flamurtari­n në vendin e parë, por tani duhet të diskutojnë ngjitjen përmes “play off”it. Si e vlerësoni këtë?

Të them të drejtën më vjen shumë keq që gjërat shkuan ashtu... Në kohën që unë u largova, Flamurtari ishte në vend të parë dhe mendoja që do të ishte çështje kohe ngjitja në Superiore. Por në fakt, situata ndryshoi dhe gjërat nuk shkuan mirë. Por mendoj se e kanë edhe një mundësi të fundit. Shpresoj që do t’ia dalin. Jam i bindur për këtë. Pavarësish­t se do të ishte më mirë ndoshta që ta realizonin direkt ngjitjen, pasi tani do të ishin më të qetë. Megjithatë, shanset i kanë.

Çfarë duhet që të bëjnë për të kaluar ndeshjen e “play off”-it? Mendoj që duhet t’i marrin ndeshjet që kanë mbetur një e nga një. T’i kalojnë të parat dhe më pas të fokusohen te finalja. Me pak kujdes do ta kalojnë edhe të 8-ën e Superiores dhe do të ngjiten. Flamurtari ka një grup shumë të mirë dhe me cilësi, por duhet të tregohen të kujdesshëm për arritjen e këtij objektivi madhor, që mezi po e presin në Vlorë. Unë gjej rastin t’u uroj suksese në këtë rrugëtim të fundit dhe dua që ta shoh Flamurtari­n sa më shpejt në Superiore.

Sa të bindur jeni se do të ngjiten?

Unë kam shumë besim te realizimi i objektivit. Uroj dhe shpresoj që ta realizojnë. I kanë mundësitë. Kanë një mbështetje të pakursyer nga presidenti Idrizi, që të lë të punosh dhe nuk ndërhyn kurrë. Kështu që e kanë në dorë vetë, po të tregohen cinikë dhe të shpalosin arsenalin e tyre, do ta kalojnë me sukses.

Aktualisht jeni në Amerikë. Me çfarë po merreni?

Momentalis­ht po kaloj kohën me familjen time, por po merrem edhe me futboll sigurisht. Është pasioni im, por edhe puna e profesioni. Nuk e konceptoj dot veten pa futboll.

Në Shqipëri e mendoni një rikthim?

Në Shqipëri patjetër që do të kthehem, nuk diskutohet. Por jo në rolin e trajnerit, të paktën jo tani për tani. Pas disa kohësh, ndoshta. ERMAL SIKA

(4-2)

(4-2)

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania