Panorama Sport (Albania)

Rraboshta ofron besnikëri: Nuk do të largohem

- 55 kg

Vora u ngjit dhe meritë pati pa diskutim edhe Jasmin Raboshta. Me golat e tij, i dha më shumë garanci skuadrës. Sulmuesi që i ka provuar të gjitha nivelet e futbollit shqiptar, nga Kategoria Superiore deri në Kategorinë e Dytë, rrëfehet në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”. Nuk pati dyshime që të pranonte ofertën që iu bë në verë nga drejtuesit, aq sa nuk ka edhe për të ardhmen. Ai konfirmon se do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm, kur skuadra do të militojë në Kategorinë e Parë.

Si u bind Raboshta që të pranonte ofertën e një ekipi në Kategorinë e Dytë?

Për mua nuk ka rëndësi niveli i kampionati­t ku luaj. Oferta ishte bindëse, pavarësish­t nivelit ku militonte dhe, mbi të gjitha, projekti ambicioz. Unë e pranova me dëshirë dhe sot (të enjten) ndihem i lumtur për këtë sukses të skuadrës. Unë kam provuar të luaj edhe në ekipe të ashtuquajt­ura “të vogla” dhe kam mbresa të shkëlqyera me ta.

I keni provuar të gjitha nivelet e futbollin tonë...

Të gjitha nivelet e futbollit shqiptar kanë specifikat e veta, por cilësia e lojtarëve është ajo që i dallon Superioren, Kategorinë e Parë apo të Dytë. Por, gjithsesi kampionati i së Dytës këtë sezon më ka pëlqyer shumë. Ka pasur luftë të fortë sportive dhe rivalitet të madh. Veleçiku, Sopoti, Valbona e ndonjë ekip tjetër, na e vështirësu­an shumë realizimin e objektivav­e.

Vora ka pasur një numër të konsiderue­shëm ndjekësish këtë sezon, sa ju kanë ndihmuar?

Tifozët e Vorës kanë meritë dhe dua t’i falënderoj për mbështetje­n e tyre, thuajse në të gjitha ndeshjet. Madje, ata nuk kanë munguar as në Tropojën e largët, apo në Kuçovë, Librazhd dhe ka qenë e padiskutue­shme prezenca e tyre në ndeshjet në shtëpi. Ai është quajtur për ne, lojtari i dymbëdhjet­ë.

A ju ka përmbushur ky sezon?

Jam shumë i lumtur që ne arritëm të gjitha pikësynime­t e sezonit, si ngjitja direkte në Kategorinë e Parë apo fitimi i titullit kampion. Më në fund kurorëzuam gjithë punën e vitit. Falënderoj gjithë çunat e grupit, stafin, presidencë­n e bashkinë, por pa asnjë mëdyshje një falënderim i veçantë shkon për tifozërinë e Vorës.

Do të vazhdojë Rraboshta të jetë pjesë e Vorës?

Në të gjitha bisedimet që kam pasur me presidencë­n, projekti ka qenë afatgjatë dhe plotësisht i besueshëm për realizimin e këtij projekti. Ngjitja në të Parën dhe ndërtimi i infrastruk­turës, ishte hapi i parë që u realizua. Tashmë pas ngjitjes në të Parën, do të synojmë që Vora të ngjitet sa më lart, e pse jo edhe në Superiore. Kjo presidencë e ky staf i mrekullues­hëm të bindin për të mos u larguar. ABDULLA DUSHKU

60 kg 63 kg 67 kg 72 kg 77 kg 82 kg 87 kg 97 kg 130 kg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania