Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Përgjegjës­i e madhe, por shpëtojmë

“Nuk mjafton vetëm forca fizike për të kaluar ‘play out’-in”

- ALBAN ALUSHI

LUSHNJA/ Trajneri pret një sforco nga lojtarët me eksperienc­ë

Lushnja është në pikë të hallit. Rënia direkte u shmang, por ende nuk kanë shpëtuar. Gjithçka do të vendoset në “play out” dhe është ky shkaku që të gjithë janë përqendrua­r tek ajo ndeshje. Ende nuk e njohin kundërshta­rin, por qëllimi është i njëjtë: duhet ta fitojnë. Është kjo forma e vetme për të evituar dramën. Këtë e thotë edhe trajneri Klevis Dalipi, gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”. Ai e pranon që përgjegjës­ia që kanë mbi supe është shumë e madhe, por mund t’ia dalin. Kërkon prej lojtarëve më shumë seriozitet dhe angazhim, ndërsa paralajmër­on se përballje të tilla nuk duan vetëm forcë fizike. Për këtë motiv mundohet që të “shkundë” eksperienc­ën, pasi ata i sheh si një garanci më shumë për të siguruar mbijetesën. “Dëmtimi i Cankës lë një boshllëk të madh në skuadër. Stafi mjekësor është duke u marrë në veçanti me të, që të paktën të jetë gati për ‘play out’-in. Në një ndeshje të tillë nuk nevojitet vetëm forca fizike, por më shumë se kaq. Duhet eksperienc­a dhe lojtarë si

Kaloshi në portë, Magani në mbrojtje dhe Pepa në sulm, ta ofrojnë këtë garanci. Me të gjithë hallet që kemi pasur, arritëm një objektiv minimal. Lamë pas rënien direkt. Tani është një moment kyç. Ne duhet të përcjellim shumë besim në skuadër. Jam munduar të flas me grupin dhe kam bërë përgatitje teorike, për të qenë afër njëri-tjetrit. Duhet të jemi seriozë si asnjëherë tjetër. Ne erdhëm deri këtu dhe fatet tona ndahen në ‘play out’. E dimë që përgjegjës­ia është shumë e madhe, por ne duhet ta shpëtojmë skuadrën. Në këto rrethana bëhet një përballje shumë e vështirë”, deklaroi trajneri Klevis Dalipi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania