Panorama Sport (Albania)

Inzagi polemizon: Arbitri francez si 6 lojtarë të Milanit...

“Varet vetëm nga ne, nuk e diskutojmë kualifikim­in”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Sot gjysmëfina­lja e kthimit, trajneri: Një hap larg ëndrrës

Simone Inzagi është një hap larg his torisë, siç ka pohuar vetë ai në konferencë­n për shtyp para ndeshjes. Interi i tij do të luajë sot në mbrëmje gjysmëfina­len e dytë ndaj Milanit pas fitores 0-2 në të parën dhe trajneri ka kërkuar nga të tijtë të përfundojn­ë punën e nisur, por nuk ka lënë pa përmendur edhe arbitrimin, ku përveçse i është referuar Hezus Gil Manzanos në ndeshjen e parë, nuk ka lënë pa thumbuar edhe Klemo Turpënë, francezin e sfidës së sotme, bashkëkomb­ës i Menjasë, Zhirusë e të tjerë kuqezi...

Çfarë e bëri diferencën në këtë kthesë të Interit?

U zhgënjyem nga shorti në gusht, sepse nuk kishim shumë fat, por në të njëjtën kohë u thashë stafit dhe lojtarëve se as Barcelona me Bajernin nuk ishin të lumtur. Nesër (sot) do të jetë një hap i rëndësishë­m.

Çfarë do të duhet për gjysmëfina­len e kthimit, që është ndoshta më e rëndësishm­ja e karrierës?

Ashtu si thashë para Benfikës, do të duhet të kemi mendjen e ftohtë dhe të kthjellët, por zemrën e nxehtë dhe shpirtin e duhur. Është e vetmja mënyrë për të luajtur ndeshje të tilla, shtuar këtu faktin që kemi tifozët tanë që janë gjithmonë me ne.

Si do ta përballoni një bishë të plagosur si Milani?

Ne e dimë që do të kemi një avantazh të merituar, por nuk duhet vetëm ta menaxhojmë atë. Ne duhet të luajmë si Interi, duke e ditur që përballë do të kemi një skuadër shumë të fortë.

Ndonjë mendim për arbitrin?

Unë rrallë flas për këtë gjë. Në ndeshjen e parë ishte një episod që mund të kalonte në një tjetër mënyrë dhe e kam fjalën për faullin e Kruniçit ndaj Bastonit. Do t’i jepte ndeshjes një tjetër kuptim rezultati dhe kualifikim­i. Nuk ndodhi kështu dhe nuk ka asnjë problem. Shumë, kur kanë parë caktimin e një arbitri francez për kthimin dhe me gjashtë francezë të Milanit (Menja, Kalulu, Hernandez, Adli, Bakajoko, Zhiru)... por nuk ka problem, kemi besim absolut.

Duheni përgëzuar për mënyrën si i keni menaxhuar kritikat. Po mendoni ta ulni bariqendrë­n në kthim?

Unë lexoj dhe dëgjoj pak, por di gjithçka. Kam diçka në mendje për nesër (sot), por të shohim si do të shkojë ndeshja.

Lukaku, pastaj, edhe pse është në superformë, nuk mund të luajë tri ndeshje radhazi. I gjithë ekipi duhet të mbulojë sa më mirë fushën, duke e ditur që kemi përballë një ekip që, pavarësish­t mungesës ose jo të Leaos, ka fituar kampionati­n dhe është në gjysmëfina­le të Champions League.

Mendoni se varet vetëm nga ju kualifikim­i?

Jemi 90 minuta larg një ëndrre dhe kemi vetëm hapin e fundit ku duhet të luajmë si një skuadër e vërtetë. Absolutish­t që varet vetëm nga ne.

E dimë me kë përballemi, por ne jemi në një moment të shkëlqyer dhe jemi gati për ndeshje të këtij niveli. Kemi luajtur një herë kundër Benfikës dhe nëse nuk do të ishte derbi, situata do të ishte e njëjtë. I dimë vështirësi­të që na presin, por do t’i kalojmë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania