Panorama Sport (Albania)

3 gola për ndeshje, sulmi i Interit rikthehet atomik

-

Interi dhe Inzagi po shijojnë rendimenti­n e një sulmi fantastik. Shifrat flasin vetë: me 4-2 e firmosur kundër Sasuolos, zikaltrit kanë arritur 24 gola në tetë ndeshjet e tyre të fundit midis kampionati­t dhe Kupave, ndryshe nga 5 golat e shënuar në tetë ndeshjet e mëparshme. Pikërisht këtu qëndron edhe sekreti i një muaji brilant të Interit që ka mbërritur në shtatë fitore radhazi në kampionat, një seri e paparë që nga viti i titullit të fituar me Konten. SULMUESIT - Nga 24 golat e shënuar që nga 19 prilli deri në ndeshjen kundër Sasuolos, 16 në fakt mbajnë autorësinë e sulmuesve, me Lautaro Martinezin në rolin e snajperit të pamëshirsh­ëm (7 gola), ndërsa pas tij renditen Lukaku (5), Xheko (3) dhe Korrea (1) duke konfirmuar fjalët e trajnerit që paralajmër­onte një skuadër të frikshme. Në ditët e krizës i vetmi që gjente golin ishte Lukaku, i cili shënonte tri herë me penallti, duke bërë që Interi të tregonte shenja rilindjeje, një rilindje, e cila vuloset më 23 prill me dygolëshin e shënuar në Empoli, që është e para nga shtatë fitoret radhazi të arritura në muajin e fundit. KONFIRMIME – Inzagi po u gëzohet të gjithë sulmuesve të tij që lulëzuan në periudhën vendimtare të sezonit. Të gjithë përveç Lautaros, sepse “demi” ishte i vetmi që nuk kishte kaluar kurrë në letargji totale. Aktualisht argjentina­si është vetëm 1 gol larg rekordit më të mirë të tij personal, atë të 25 golave të shënuar në një sezon, ndërkohë që ka arritur maksimumin personal të kontributi­t në gola, falë 24 rrjetave dhe 10 asisteve. Në kampionat numri 10 i Interit ka përjetuar periudha thatësire që kanë zgjatur deri në 5 ndeshje, duke treguar shenja vazhdimësi­e dhe pjekurie. Lukaku dhe Xheko, nga ana tjetër, kanë lulëzuar pas një dimri të vështirë për ta, duke pasur një ndikim vendimtar kur Inzagi kishte më shumë se kurrë nevojë. 5 gola dhe 3 asiste të Lukakut në pesë ndeshjet e fundit dhe 3 të Xhekos në dy ndeshjet e fundit që ka qenë në fushë (në stol ndaj Sasuolos), njëri prej tyre në gjysmëfina­len e parë ndaj Milanit, janë sinjali më i qartë se mënyra si performon trupa e Inzagit është padyshim falë punës së sulmuesve, që kanë realizuar mesatarish­t tre gola për ndeshje duke e kthyer Interin në një makineri golash.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania