Panorama Sport (Albania)

Pioli, i bindur: E përmbysim

“Nuk do t’i përsërisim gabimet e së shkuarës, gjithçka e mundur nëse luajmë si Milan”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Sot në 21:00 kuqezinjtë do të tentojnë mrekullinë, trajneri tregon recetën

Pas humbjes me Spe cian dhe ballafaqim it me tifozët, situata te Milani nuk është idealja për t’iu drejtuar një derbi, megjithatë Stefano Pioli ruan besimin se skuadra e tij nuk do të zhgënjejë. Të paktën kjo u duk në konferencë­n që trajneri dha dje për shtyp.

Si ju duket morali lojtarëve?

I shoh të fokusuar e të motivuar, duke u përpjekur në maksimum për derbin. Objektivi ynë është që të fitojmë e mundësisht të përmbysim rezultatin e ndeshjes së parë në përpjekje për të arritur në finale. E di se çfarë ekipi kam dhe se çfarë paraqitjej­e mund të dhurojmë.

Si përgatitet një ndeshje e tillë?

Me dëshirën për të luajtur sa më mirë, pasi e dimë se nëse paraqitemi si një javë më parë nuk do të arrijmë asgjë. Qëllimi është që të gabojmë sa më pak të jetë e mundur e të përfitojmë nga ndonjë gabim i rivalëve.

Përse i vuani kaq shumë minutat e para nëpër derbi?

Nuk e di, por di që qasja duhet të jetë ndryshe. Kemi nevojë për një tjetër prezantim e për të qenë më të egër në topat e diskutuesh­ëm. Kemi folur me djemtë këto ditë dhe e dimë të gjithë se këto janë ndeshje që nuk i luan dot çdo ditë.

Çfarë mesfushe keni planifikua­r në mungesë të Benaserit?

Do të operohet nesër (sot) dhe ndeshjen do ta luajmë më karakteris­tika të tjera. Mbase do të luajmë më fantazist e ndoshta rrjedha e ndeshjes do të jetë një tjetër. Kush ka luajtur futboll e di fort mirë se i

përmbysjet janë të mundura dhe ne besojmë.

Si ka mundësi që goditjet standarde i vuani kaq shumë?

Fakti është që jemi një skuadër pa shumë centimetra, por nga ana tjetër duhet të jemi

më të përqendrua­r kur mbrojmë. Edhe kur i kemi në favor nuk dimë t’i shfrytëzoj­më, ndaj le të përpiqemi të bëjmë diçka të tillë ndaj Interit.

Vuajtjet në derbi janë më shumë taktike apo mendore?

Gabojmë shpesh, por në ndeshjen e fundit nuk ishin të njëjtat gabime të herëve të fundit. Thjesht duhet të jemi më intuitivë për të lexuar disa situata.

Në derbi me Leaon apo pa të?

Do ta vlerësojmë dhe nëse e përballon ndeshjen do të jetë titullar. Sigurisht është një lojtar i rëndësishë­m, por duhet të mbështetet nga loja e skuadrës.

 ?? ??
 ?? ?? Sandro Tonali dhe Stefano Pioli në konferencë­n e djeshme për shtyp
Sandro Tonali dhe Stefano Pioli në konferencë­n e djeshme për shtyp
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania