Panorama Sport (Albania)

7 përmbysje në 236 duele, Milani drejt misionit të pamundur

-

Në thuajse 100 vjet për ballje mes tyre, Milani dhe Interi i kanë dhënë jetë shumë ndeshjeve epike. 236 sfida milaneze në vetëm shtatë prej tyre kuqezinjtë kanë ditur të reagojnë pasi janë gjendur në disavantaz­h pas një pjese loje. Në të gjitha rastet ka ndodhur pas viteve '70-të, ndërkohë që deri në atë kohë përmbysjet ishin provuar nga lojtarë të Interit. Sa u përket kuqezinjve, për herë të parë i ka ndodhur në 1984-ën, ndërsa e fundit është diçka më shumë se një vit më parë, kur Zhiru me dopietën e tij anulonte avantazhin e Persiçit. Në mes edhe pesë sfida të tjera, por vetëm në njërën prej tyre "djalli" ka ditur të zhvlerësoj­ë dy gola avantazh të kushërinjv­e. Ishte viti 2004 kur Kristiano Zaneti dhe Stankoviç gjenin rrugën e rrjetës duke i dhënë jetë një feste të parakohshm­e zikaltër. Reagim kuqezi vjen në 45 minutat e dytë me Jon Dahl Tomason, Kaka dhe Sedorf, që me silurën e tij parajsën ua dhuron milanistëv­e. Në ndeshjet e tjera avantazhi interist ka qenë gjithmonë minimal. Kjo ndodhte në 1984-ën, 1987-ën, 1999-ën, 2001-shin dhe siç thamë në 2022-shin.

EDHE NË SUPERKUPË Në fakt, në historikun e "remuntadav­e" të Milanit është edhe Superkupa e vitit 2011. Uesli Snajder çonte në avantazh të tijtë që në pjesën e parë, ndërkohë që golin e holandezit e anulonin Ibrahimovi­ç dhe Kevin Princ Boatengu. Në turin e parë të Kupës UEFA të sezonit 1985-86 Milani përmbyste 3-1 e Francës kundër Okserit, duke mundur të njëjtën skuadër 3-0 në ndeshjen e kthimit. Në Champions, përmbysja e fundit është ajo e gjysmëfina­les së 2007-ës kur pas humbje 3-2 në Angli, ekipi i Ançelotit zhvillonte ndeshjen perfektë kundër Mançester Junajtid në "San Siro"

 ?? ?? Kthesa e Zhirusë i jepte Milanit fitoren e fundit me përmbysje
Kthesa e Zhirusë i jepte Milanit fitoren e fundit me përmbysje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania