Panorama Sport (Albania)

Pogba kushton shtrenjtë, 65 mijë euro për minutë loje

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ndonjëherë rikthehen, ndonjëherë jo... Një dilemë kjo që ka shoqëruar të gjithë aventurën e dytë të Pol Pogbasë, nga korriku i vitit të kaluar, deri te dëmtimi i radhës në sfidën me Kremonezen. Tundimi për të rikthyer në ngjyrat bardhezi "diamantin" e zbuluar dhe të adhuruar mes viteve 2012-2016 ishte ndoshta më i fortë sesa ai për të hetuar me më shumë thellësi në të kaluarën e afërt, duke qenë se vetëm 20 prezenca sezonale të "dekoruara" vetëm me 1 gol dhe me 9 asiste të dhëna, nuk është se ishin shifra marramendë­se. Por faktet thonë se në distancën e 6 viteve, "Oktapodi" u rikthye që të veshë bluzën e Juventusit dhe këtë e bëri vetëm pasi iu garantua se do të ishte më i paguari i skuadrës, ndonëse të gjithë këtë shpenzim në asnjë moment nuk e kemi parë që ta shpërbleje. Përkundraz­i!

MË I PAGUARI - Në këtë kalvar të gjatë, përqafimet dhe festimet janë shndërruar në pengje dhe lot, madje dikush ka nisur të mendojë edhe një zhgënjim duke menduar për lojtarin që pretendohe­j se Juventusi kishte rikthyer. Dikush tjetër edhe është tërbuar, sepse në rast se disa muaj më parë (përpara Botërorit, kur pësoi dëmtimin e parë), nëse Juvja do të kishte bërë Juven dhe nuk do t'i linte lojtarit që të zgjidhte se çfarë të bënte me shëndetin e tij, ndërkohë që në klubet e mëdha rregullat zbatohen dhe nuk përjashtoh­en, u bë një zgjedhje e cila ndoshta solli pikërisht atë pasojë të rëndë, një operim i ardhur me shumë vonesë dhe dëmtim pas ridëmtimi që e kanë agravuar edhe më tej ndoshta gjendjen fizike të 30-vjeçarit. Pogba ishte investimi më i rëndësishë­m bardhezi i sezonit, 48 milionë euro në total mes rrogës (8 milionë neto, plus 2 milionë bonuse) dhe taksave për 4 vite, deri në 30 qershor 2024.

BILANC I HIDHUR - Por nëse pas dëmtimit të radhës, i cili mbyll përfundimi­sht sezonin e mesfushori­t francez, është e thjesht të kuptopsh se produkti i ofruar deri tani ka qenë jo vetëm i vakët, por ka hapur një gropë financiare shumë të rëndë, nëse mendon për bilancin minutazh/ kosto. Dhe nëse bëjmë një pjesëtim të thjeshtë rezulton

se çdo minutë që ka luajtur nga 161 të tillat, të ndara në 11 prezenca të ndryshme, Juventusit i ka kushtuar 65 mijë euro çdo minutë i Pogbasë në fushë, një shifër e tmerrshme kjo, nëse mendon se në aspektin e cilësisë ka ofruar vetëm një asist, atë me kokë për Gatin, që solli barazimin ndaj Seviljes në minutën e 97-të, në gjysmëfina­len e vajtjes së Ligës së Europës. Ndoshta, duke parë dëmtimin e radhës, drejtuesit

mbase do të ulën që të bisedojnë me lojtarin që të heqë dorë nga ndonjë fetë e rrogës së tij vjetore, apo ndoshta të shmangin bonuset, edhe pse duke qenë se bëhet fjalë për një figurë si Pogba, ekziston edhe frika e një revoltimi të lojtarit dhe një krisjeje të mundshme. Prandaj, kjo hipotezë duhet vlerësuar e biseduar me një ëmbëlsirë përpara...

PËR T'U HARRUAR Kundër Kremonezes u duk

se mallkimi kishte përfunduar, aq sa trajnerio Masimilian­o Alegri për herë të parë në këtë sezon i dhuroi atij një bluzë titullari. Por pas vetëm 22 minutash lojë, magjia përfundoi. Prekjet e klasit që kishte bërë deri në atë moment u shndërruan në lot dhimbjeje, të cilat ndryshkën dhe ndalën kronometri­n e sezonit të tij në kuotën 161 minuta. E thënë ndryshe, 108 minuta të Serisë A të ndara në 6 prezenca, nga 35 që janë luajtur deri tani në kampionat, 42 minuta në Ligën e Europës dhe 11 minuta në Kupën e Itali. Më keq se kaq duket e pamundur të bësh! Por ndoshta, në Torino, i vetmi ngushëllim mbi Pol Pogbanë lidhet me faktin që ai mbërriti me parametër zero, por ndërkohë 6 vite më parë të gjithë kujtojnë se ai i solli klubit 105 milionë euro neto, pasi u afrua në Torino sërish pa asnjë investim nga ana e "Zonjës së Vjetër" Edhe pse në këtë moment, ose në këtë sezon që pritet të ulë siparin, Juvja më shumë sesa milionat kishte nevojë për cilësitë e Pogbasë, me shpresën se ai nga 2023-2024 do të rikthehet në top formë dhe do të shpërblejë këtë vit të mallkuar!

23 8 4 5 4

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania