Panorama Sport (Albania)

Makineria Haland, tani vjen momenti i Realit

Që 22 vjeç, goleadori i 19-të më i mirë i Champions-it

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kampionët, një nga ekipet që rekordmeni s’i ka shënuar

Erling Haland ka shënuar 35 gola në vetëm 28 ndeshje në Ligën e Kampioneve, duke rishkruar librat e historisë. Ende në moshën 22-vjeçare dhe duke luajtur vetëm sezonin e tij të katërt në Ligën e Kampioneve, sulmuesi norvegjez është që tani shënuesi i 19-të më i mirë në historinë e kompeticio­nit dhe ka lënë pas emra si Eto, Grizman, Kaka dhe Runi dhe tani ka në shënjestër Kavanin, Agueron dhe Del Pieron. Sulmuesi i Mançester Sitit shpërtheu në skenën europiane kur luante për Salcburgun në 2019-ën, duke u bërë i pari dhe deri tani i vetmi lojtar që ka shënuar tregolësh në pjesën e parë në ndeshjen e debutimit (6-2 kundër Genkut). Ai shënoi në pesë ndeshjet e tij të para në Champions (një rekord me 8 gola), duke u bërë vetëm lojtari i tretë që e arrin këtë pas Del Pieros dhe Diego Kostës. Haland u largua drejt Dortmundit pas fazës së grupeve të sezonit 2019-‘20 dhe dy gola në paraqitjen e tij të parë në Champions me gjermanët e dërguan atë në shifra dopio golash në Champions (pas 7 ndeshjeve, një tjetër rekord). Prej atëherë, talenti norvegjez ka vazhduar të vendosë rekorde të reja: 15 gola në 12 ndeshje, 20 gola në 14 ndeshje dhe pas transferim­it te Siti në verën e 2022shit, vijoi rekordet me 25 gola në 20 ndeshje, 30 gola në 25 ndeshje dhe 35 gola në 27 ndeshje. Haland është përballur me 16 ekipe të ndryshme në Champions, nga të cilat 13 u ka shënuar, përveç Ajaksit, Mançester Sitit (ka luajtur me Dortmundin) dhe Realit të Madridit. Tetë nga golat e tij kanë ardhur kundër rivaleve belge, ndërsa vetëm Seviljes i ka shënuar 6 gola në 3 ndeshje. Golat e Halandit janë shpërndarë relativish­t në mënyrë të barabartë mes dy pjesëve të lojës deri tani, por trajnerët kundërshta­rë duhet ta dinë se norvegjezi bëhet më i rrezikshëm ndërsa lojtarët kundërshta­rë nisin të lodhen. Ai është më i rrezikshëm në harkun kohor përpara përfundimi­t të pjesës së parë. Haland ka shënuar dy tregolësha në Champions. I pari ndodhi në ndeshjen e tij të debutimit kundër Genkut në 2019-ën. Ai ka shënuar dopieta në nëntë raste dhe u bë futbollist­i i parë që shënon

më shumë se një gol në katër ndeshje radhazi me Dortmundin. Por një tjetër tripletë e iluzionoi atë derisa u bë futbollist­i i tretë që shënon 5 gola në një ndeshje të Ligës së Kampioneve në raundin e 1/8-ave kundër Lajpcigut këtë vit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania