Panorama Sport (Albania)

191 ndeshje në Champions, Ançeloti nesër në histori

Italiani është i vetmi që e ka fituar trofeun katër herë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Trajneri i Realit do të lërë përfundimi­sht pas Fergusonin

Karlo Ançeloti do të bëhet zyrtarisht trajneri me më shumë eksperienc­ë në historinë e Ligës së Kampioneve të mërkurën, pasi ndeshja gjysmëfina­le mes Sitit dhe Realit në “Etihad” do të jetë e 191-ta në stol për italianin në këtë kompeticio­n. Trajneri i vetëm që e ka fituar Champions-in katër herë, 63vjeçari do të festojë nesër edhe ndeshjen e tij të 50-të në pankinën e Realit në Champions. Ai do të lërë më në fund pas rekordmeni­n dhe mikun e tij, Sër Aleks Ferguson (190 ndeshje në Champions), megjithatë ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtidit do të vazhdojë të mbajë rekordin e drejtimit të 190 ndeshjeve me të njëjtën skuadër. 190 ndeshjet e deritanish­me të Ançelotit janë regjistrua­r në stolin e 8 klubeve të ndryshme: Milanit, Çelsit, Bajernit, Juventusit, PSG-SË, Parmës, Napolit dhe Realit të Madridit. Përveçse tashmë është trajneri me eksperienc­ën më të madhe në stolin e një klubi në Ligën e Kampioneve, Ançeloti është një

nga të paktët emra që e ka fituar Champions-in si futbollist dhe si trajner, bashkë me Frenk Rajkardin, Zinedin Zidanin dhe Pep Guardiolën. Sër Aleks nuk e ka aspak problem që tani ai nuk do ta mbajë më rekordin e trajnerit me të shumë ndeshje në kompeticio­n.

“Karlo Ançeloti është një prej miqve të mi të mirë dhe gjithashtu një prej trajnerëve më të mirë që historia e futbollit ka parë. Ai është një djalë i shkëlqyer”, tha skocezi, ndërsa italiani e quajti Fergin nga ana e tij: “Një Legjendë me L të madhe”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania