Panorama Sport (Albania)

Liverpuli bën mrekullinë e 7-të, presion “top 4”

“Reds”-at fitojnë 3-0 në fushën e Lestërit dhe afrohen në -1 pikë

-

Kërtis Xhons shënoi dy herë në fushën e Lestërit, ndërsa Liverpuli fitoi duke dominuar në shtëpinë e “dhelprave” të pashpresë, të cilët bëjnë një tjetër hap drejt rënies në Championsh­ip. Skuadra e Jyrgen Klopit ruan shpresën e saj për të përfunduar mes katër vendeve të para këtë sezon, ndërsa regjistroi ndeshjen e shtatë radhazi që fiton në kampionat. Skuadra e teknikut gjerman tashmë renditet vetëm një pikë pas Njukasëlli­t dhe Mançester Junajtidit, pavarësish­t se ka luajtur një ndeshje më tepër se rivalet direkte. Për skuadrën e Din Smithit ishe parë në shtëpinë e Lestërit në kampionat në 12 ndeshjet e fundit janë shënuar gjithnjë nga skuadra mike.

te një tjetër goditje ndërsa kampionët e Anglisë në vitin 2016 mbeten në vendin e 19-të dhe dy pikë larg zonës së sigurisë, me dy ndeshje deri në fund. Miqtë shënuan dy herë në hapësirën e tre minutave në pjesën e parë me të njëjtin kombinim, me Mohamed Salahun, i cili në këtë ndeshje u kthye në rolin e asistmenit, duke shërbyer dy pasimet për mesfushori­n e Liverpulit, i cili regjistroi dy golat e tij të parë në një ndeshje të Premier Ligës. Duhet të kishte qenë 3-0 përpara se të shkohej në pushim, por portieri Daniel Ajversen bëri një reagim fantastik duke shpëtuar një gol të sigurt të Kodi Gakposë nga një distancë e afërt. Ndërkohë që Salah regjistroi edhe tripletë asistosh në pjesën e dytë, duke ftuar shokun e skuadrës Trent Aleksander­arnold për të lëshuar silurën e tij nga një goditje dënimi, e cila përfundoi në trekëndësh. Ëndrra e skuadrës së Liverpulit vazhdon, edhe pse nuk e kanë në dorë ata, por rivalët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania