Panorama Sport (Albania)

NOTAT E KAMPIONËVE

-

TER SHTEGEN - 10

Më i miri. I kritikuar shumë në sezonet e mëparshme për shkak se performanc­a e tij kishte qenë problemati­ke, në këtë sezon gjermani ka qenë një siguri e vërtetë për ekipin.

SERXHI ROBERTO - 5

Ka qenë pak a shumë një xhol për Ksavin, që e ka aktivizuar në pozicione të ndryshme, ndonëse në krahun e djathtë ka pasur më shumë minuta aktivizim. Goli i tij kundër Realit i vlen për rinovimin që ai nënshkroi për një vit tjetër.

ZHYL KUNDE - 6

Nuk ka qenë një vit i lehtë për francezin, por performanc­a e tij si qendërmbro­jtës, pozicioni i tij natyral, ka qenë shumë më i mirë, duke i dhënë shumë soliditet mbrojtjes së Barçës gjatë gjithë sezonit.

RONALD ARAUHO - 9

Sezoni uruguajan. Ai është një shkëmb që performon në mënyrë perfekte në qendër dhe në krah. Ai i ka të gjitha, sepse përfshirja e tij me ekipin është e madhe dhe këtë e tregon në çdo ndeshje, duke "infektuar" edhe shokët e skuadrës. Një qendër e madhe për të ardhmen.

ANDREAS KRISTENSEN - 8

Ai mbërriti në "Camp Nou" pa bërë zhurmë. Fansat nuk e njihnin dhe janë befasuar nga aftësia dhe efikasitet­i i tij. Pozicionua­r shumë mirë gjithmonë dhe shpejt kur bën kopje rezervë. Ai është bërë titullar i rregullt dhe mungesa e tij është vënë re në disa ndeshje.

MARKOS ALONSO - 5

Ai erdhi si mbrojtës i majtë, por ka luajtur më shumë si qendërmbro­jtës sesa në pozicionin e tij natyral, që u mbulua mirë nga Balde dhe Alba. Gjëja më e mirë ka qenë projeksion­i i tij sulmues duke shënuar gola.

ZHORDI ALBA - 6

Nuk ka qenë një vit i lehtë për të. Me ngritjen e Baldes dhe ardhjen e Alonsos, ai ka pasur shumë më pak hapësira. Megjithatë, kur ka dalë ka ofruar një nivel të mirë dhe ka treguar se në fazën sulmuese është më i miri nga të gjithë për të bërë pasimin e fundit.

ALEHANDRO BALDE - 7

Ka qenë viti i shpërthimi­t të tij. Ai ka pasur një paraqitje të shkëlqyer, duke treguar forcë të madhe fizike, që e ka lejuar të dominojë në krahun e majtë. Ka vend për përmirësim, sidomos në pasimin e fundit.

SERXHI BUSKETS - 8

Ksavi i dha komandën e skuadrës dhe kapiteni ka ditur të luajë rolin e tij. I mbështetur nga një sistem loje që e mbulonte gjithmonë, Buskets ka qenë shefi që i duhej skuadrës. Shpejtësia nuk është forca e tij, të tjerat një maestro.

PEDRI GONZALEZ - 8

Rëndësia e tij në skuadër po rritet pavarësish­t moshës së re. Mungesa e tij ka qenë shumë e dukshme dhe Barcelona ka vuajtur shumë në ato ndeshje. Sinkronizi­mi me Levandovsk­in ka qenë i jashtëzako­nshëm dhe mes tyre ata kanë shënuar shumë gola.

GAVI - 7

Një forcë e natyrës. Vlera e tij është e madhe dhe ai është i aftë të përplaset me këdo pavarësish­t nga rinia e tij. Ai i ka dhënë shumë ekuilibër mesfushës me atë forcë, por rendimenti i tij ka shënuar rënie me kalimin e sezonit.

FRENKI DE JONG - 8

E nisi sezonin me shumë pikëpyetje, teksa ishte në listën e shitjeve. Megjithatë, ai u rikuperua me personalit­et të madh dhe e ka përfunduar sezonin duke u paraqitur në një nivel të jashtëzako­nshëm. Askush nuk flet më për shitjen e tij në verë.

FRANK KESI - 6

Nga të gjitha nënshkrime­t verën e kaluar, Kesi e pati më të vështirë të përshtatej. Me kalimin e kohës performanc­a e tij u rrit, duke i dhënë forcë mesfushës.

ROBERT LEVANDOVSK­I - 9

Lojtari kryesor i këtij sezoni. Ai mbërriti si futbollist i veçantë me status dhe e ka përmbushur rolin e tij. Ai ka qenë golashënue­si që i duhej skuadrës dhe mbi të gjitha ishte vendimtar që në ditën e parë. Polaku nuk kishte nevojë për përshtatje dhe që në momentin e parë shënoi gola duke kryesuar renditjen e golashënue­sve. Ishte shumë e rëndësishm­e që skuadra të kuptonte se me të mund të fitonte tituj.

OSMAN DEMBELE - 8

Ai ka bërë sezonin e tij më të mirë që nga ardhja në Barcelonë. Ishte kyç në pjesën e parë të garës, duke treguar se ideja për rinovimin e tij ishte plotësisht e suksesshme. Mirëkuptim­i në fushë me Levën ishte i shkëlqyer.

ANSU FATI - 4

Sezoni zhgënjyes për të. Gjuri i tij e tradhtoi dhe Ansu nuk është ai që ishte. Në asnjë moment ai nuk ka qenë sërish lojtari që ka mahnitur fansat. Opsionet për t'u larguar në verë janë të konsiderue­shme.

RAFINJA - 6

Mundësitë e braziliani­t janë të jashtëzako­nshme, por ai ka pasur një sezon shumë të parregullt, duke përmbledhu­r ndeshje brilante, në të cilat nuk dukej se ishte në fushë. Ka qenë një nga lojtarët që Ksavi e ka zëvendësua­r rregullish­t në çdo ndeshje.

FERRAN TORRES - 5

Një tjetër sulmues që ka pasur një sezon të parregullt. Ai ka alternuar ndeshje të shkëlqyera, në të cilat performanc­a e tij ka qenë e dobët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania