Panorama Sport (Albania)

Rrëfimi i Xhokoviçit: Nuk mund të jem mik me Nadalin e Federerin

“Falë spanjollit dhe zviceranit u bëra ky që jam”

- ARTIN LLESHAJ

Tenisti flet për rivalët, historinë me ujkun dhe burgun

Novak Xhokoviç është pa dyshim një nga emrat më të mëdhenj të historisë së tenistit botëror dhe së bashku me Nadal e Federer, sportit të tenisit i kanë dhënë për vite me radhë një tjetër kuptim. Megjithatë, tenisti serb ka pranuar se të tre së bashku, nuk mund të kenë një shoqëri. Në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, Xhokoviç u shpreh se ka darkuar një herë me Nadalin, por ka kuptuar se nuk mund të jenë shokë e miq. Ndërkohë, Xhokoviç ka folur edhe për periudhën e burgut 1-javor në Australi, si edhe për një përballje në mal me një ujk.

MARDHËNIA ME NADALIN - “Ai është vetëm një vit më i madh se unë, jemi të dy shenja e binjakëve. Në fillim shkuam edhe për darkë bashkë, por edhe me të miqësia është e pamundur. E kam respektuar dhe admiruar gjithmonë shumë. Falë tij dhe Federerit u rrita dhe u bëra ky që jam. Kjo do të na bashkojë përgjithmo­në, prandaj ndiej mirënjohje ndaj tyre. Nadal është pjesë e jetës sime, në pesëmbëdhj­etë vitet e fundit e kam parë më shumë se mamanë time”, deklaron Nole.

PËRBALLJA ME UJKUN – “Një ditë isha vetëm në pyll dhe hasa në një ujk. Ndjeva një frikë të thellë. Më kishin thënë se në

këto raste duhet të kthehesh ngadalë, pa e humbur nga sytë. Ne pamë njëri-tjetrin për dhjetë sekonda, më të gjatat e jetës sime; pastaj ai u kthye majtas dhe u largua. Ndjeva një ndjenjë shumë të fortë, që nuk më ka lënë kurrë: një lidhje shpirtëror­e. Ishte një takim i shkurtër, por shumë i rëndësishë­m. Sepse ujku simbolizon karakterin tim”, rrëfen tenisti.

NDALIMI NË AUSTRALI – “Në burg, nuk mund ta hapja dritaren. Unë isha atje për më pak se një javë, por gjeta të rinj, refugjatë lufte, të cilët ishin atje për një kohë të gjatë. Rasti im ka shërbyer për qartësimin e tyre, pothuajse të gjithë janë liruar dhe kjo më ngushëllon. Një djalë i ri, Sirio, kishte qenë atje për nëntë vjet. Tani ai është në Amerikë, kur të kthehet këtë verë, dua ta takoj përsëri dhe ta ftoj të më shohë në US Open. Ndihem i lidhur me të”, përfundoi prononcimi­n e tij Xhokoviçi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania