Panorama Sport (Albania)

Mema: Tirana me karakter, meriton të jetë kampione

-

Sulejman Mema sheh një Tiranë fituese pas der bit me Partizanin. Trajneri i mirënjohur, i cili ka arritur të fitojë trofe me të dyja klubet e kryeqyteti­t, në një intervistë për televizion­in "News 24" në emisionin "Sport News" të moderuar nga Trevisa Tufa, u shpreh i bindur se bardheblut­ë e meritojnë plotësisht të jenë në krye. Mema tregoi ku ndryshojnë Tirana dhe Partizani, ndërsa zbuloi se mbrojtësi i djathtë i të kuqve, Andi Hadroj, e ka befasuar me paraqitjen.

Profesor, mjaftojnë dy pikë tri javë përpara fundit për të konsiderua­r titullin si një llogari të mbyllur?

Nuk mund të them i mbyllur, por dy pikë janë shumë që Tirana të luajë e qetë. Nuk humbi në derbi, edhe pse kishte probleme. Them qe duhet të jetë e qetë, sepse vetëm me qetësi mund ta marrë kampionati­n.

Pse festuan te Tirana pas barazimit? Këtë nuk e kuptoi as Kolela...

Festuan, sepse kjo diferenca prej dy pikësh do t'i jap qetësinë dhe sigurinë Tiranës. Do t'i japë garanci, sepse kthehen edhe lojtarët që nuk luajtën, për ta pasur skuadrën më të plotësuar. Është një ekip që për mendimin tim e meriton të jetë i pari në klasifikim.

Në 20 vitet e fundit Tirana nuk e ka mbrojtur dot titullin që ka fituar, por s'ka bërë dot as dopietë. A është e mundur këtë sezon dhe çfarë ka ndryshe ky ekip i Shehit sipas jush?

Ka një skuadër të mirë, nuk mund të themi të limituar. Kjo është edhe meritë e trajnerit Shehi me këtë grup futbollist­ësh, pasi edhe pse janë larguar elementë cilësorë, ai prapë e ka konsolidua­r ekipin. Mendoj se Tirana i ka mundësitë të bëjë dopietë këtë sezon, pra të fitojë kampionati­n dhe Kupën. Nëse i marrin të dyja, kjo i jep më shumë garanci skuadrës, trajnerit, opinionit për ta ndjekur, për të parë spektakël, siç ndodhi edhe në pjesën e dytë në derbi.

Pritshmëri­të ndoshta ishin që titulli të vendosej në derbi, por nuk ndodhi kështu. Të dielën Tirana luan në transfetë kundër Laçit, ndërsa Partizani pret Vllazninë. Është ky momenti final?

Dy ndeshje shumë interesant­e. Tirana do të ketë vështirësi në Laç, sepse janë një skuadër shumë e fortë, edhe pse humbën ndeshjen e fundit në Kukës. Edhe Partizani

ka ndeshje të fortë me Vllazninë. Te Partizani kam parë si asnjëherë tjetër 4-5 elementë shumë të mirë. Janë nga elementët më të mirë të futbollit shqiptar, por nuk po i përmend me emra. Megjithatë, me të vërtetë më pëlqyen.

Pse ngec gjithnjë atëherë kur nuk duhet Partizani, që nuk arriti të thyente Tiranën që kishte disa mungesa të rëndësishm­e?

Sepse Partizani ndoshta nuk ka euforinë që mund të ketë Tirana në momentet më decizive. Tirana ka karakter, ndryshe nga Partizani. Është një skuadër autoktone dhe tifozët

dhe ambienti i japin këtë ndjesi. Pra, këtë ndjesi që i garanton të luftojnë deri në fund për kampionati­n.

Orges Shehi është trajneri më jetëgjatë i Tiranës, sa peshë ka pasur në këtë rrugëtim?

Unë kam parë një njeri shumë të qetë, më ka pëlqyer se si ka drejtuar skuadrën. Orgesi është djalë shembullor, unë e kam thirrur tek ekipi Shpresa kur kam qenë trajner shumë kohë më parë. Edhe pse shtatshkur­tër, ka bërë veprime shumë të mira. Si trajner e vlerësoj për qetësinë që tregon, që trajnerët e tjerë duhet ta kenë zili. Mënyra se si ai lidhet me skuadrën dhe tifozët, i ka bërë mirë Tiranës. Jetëgjatës­inë e ka nga rezultatet që ka arritur.

Flasim shumë për një kampionat të fortë, por pse çedojmë në Europë, ku edhe madhështia e një klubi si Tirana zbehet, pasi në edicionin e fundit nuk kaloi dot asnjë tur?

Largimet e tepërta, sidomos të lojtarëve cilësorë, ose konsolidim­i i skuadrës, ka të bëjë shumë. Tirana duhet të zërë mend nga kjo, bashkë me të gjithë ekipet shqiptare. Kompeticio­net evropiane të japin shumë të ardhura, që i bëjnë mirë ekipit për vazhdimësi­në. Largimi i lojtarëve për të fituar diçka më shumë ka bërë që skuadrat të mos konsolidoh­en. Kur fillojnë kompeticio­net europiane, ekipet shqiptare i gjen shumë të çrregullta.

Kush është lojtari më premtues i këtij sezoni sipas jush?

Më ka pëlqyer numri 44 i Partizanit, Hadroj. Herën e fundit pashë parametrat fizik të tij. Të them të drejtën më pëlqeu. Nuk e kisha parë me atë sy më përpara, por më pëlqeu.

Cilin lojtar i keni sugjeruar Silvinjos?

Hadrojin, por duhet të jenë dhe të tjerë. Unë kam biseduar pak me Sylvinjon dhe një prej tyre që i kam sugjeruar është edhe Ismaljgeci. Duhet të jetë pjesë e ekipit kombëtar, sepse nuk kemi një të majtë, një puro sallakas. Kjo do t'i bënte mirë edhe ekipit, kështu që shpresoj ta marrë në konsiderat­ë.

Meqë jemi te Silvinjo dhe Kombëtarja. Çfarë prisni nga dy sfidat e qershorit kundër Moldavise dhe Ishujve Faroe?

Shiko, më duken të vështira. Pavarësish­t se me të fortët kemi luajtur më mirë, me ekipet e vogla kemi pasur probleme. Silvinjo dhe stafi i tij janë të preokupuar, të gjithë janë në zyrë, punojnë për të parë futbollist­ët dhe gjendjen e tyre. Janë dy ndeshjet më të rrezikshme për të arritur objektivin. Shpresoj t'i kalojmë, sepse një barazim në këto ndeshje do të ndikojë negativish­t.

Duke parë edhe grupin ku bën pjesë Shqipëria, sa shanse kemi të kualifikoh­emi?

Unë shpresoj që pas këtyre dy ndeshjeve të themi që kemi shanse për t'u kualifikua­r, por pasi të fitojmë këto dy ndeshje.

 ?? ?? Çast nga ndeshja e fazës së dytë, Laçi-tirana 1-2
Çast nga ndeshja e fazës së dytë, Laçi-tirana 1-2
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania