Panorama Sport (Albania)

Disiplina gjobit me 6 milionë lekë Tiranën, pezullohet edhe drejtori Tefik Osmani

-

Komisioni i Disiplinës nuk është kursyer me masat ndaj Tiranës dhe Partizanit pas ngjarjeve në derbin që u luajt këtë të mërkurë në stadiumin "Air Albania". Hedhje sendesh në fushë nga tifozët, por edhe parulla homofobike, kanë qenë objektivi i gjobave të majme që kanë marrë dy klubet. Ndërkohë, është dënuar edhe Tefik Osmani, pasi drejtori i Tiranës është cilësuar fajtor për provokim të publikut.

VENDIMET

* KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, dëmtimin e mjediseve sportive, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës dhe shfaqjen e banderolav­e homofobike, në bazë të nenit 5 të statutit të FSHFSË dhe neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 600.000 lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërbl­ejë dëmet e shkaktuara në stadiumin "Air Albania" sipas akt konstatimi­t, brenda 15 ditëve.

* Zyrtari i KF Tirana, Tofik Osmani, për provokim të publikut, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

* FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, dënohet me gjobë në masën 200.000 lekë. Partizani urdhërohet të dëmshpërbl­ejë dëmet e shkaktuara në stadiumin "Air Albania" sipas akt konstatimi­t brenda 15 ditëve.

* FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë 50.000 lekë.

* KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.

* KF Besëlidhja, për mosparaqit­je në ndeshjen ndaj Korabit, dënohet me humbje në tavolinë 3-0 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikim­i.

* Lojtari i KSSH Veleçikut, Klaudio Marku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktivitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania