Panorama Sport (Albania)

Partizani luan sezonin, Da Silva makthi i Vllaznisë

Mungon Murataj, Kolela i ka marrë masat e nevojshme

- DENIS LALA

Braziliani nuk e fal ish-ekipin e tij, i ka shënuar dy herë

Ende pa u shuar jeho na e derbit, Partiza ni luan një tjetër finale, e cila gjithashtu vendos për titullin kampion. Ditën e nesërme në stadiumin “Arena e Demave” në orën 16:00, Partizani përballet me Vllazninë, një tjetër betejë prestigji dhe përcaktues­e për gjithë punën e bërë deri më tani, e nisur në gusht të vitit të kaluar. Është një betejë mes dy superfuqiv­e të futbollit shqiptar, ku asgjë nuk është e sigurt. Vllaznia kërkon të mbajë vendin e katërt, ndërsa Partizani do fitoren me patjetër, për të shpresuar më pas që Laçi të ndalë Tiranën qoftë edhe me një barazim. Ajo ndaj Vllaznisë dhe Partizanit është edhe një sfidë ish-ësh, ku emri më në zë është Viktor da Silva. Braziliani u largua vjet nga shkodranët dhe tashmë po shkëlqen me fanellën e Partizanit. 11 gola deri në këtë pikë të sezonit, 6 prej tyre vetëm në 5 ndeshjet e fundit, ku ka shënuar pa ndalim, duke shtuar në listën e viktimave edhe Tiranën. Në këtë renditje nuk bën përjashtim as Vllaznia, madje është një nga “pretë” e preferuara. Në dy ndeshje që ka luajtur ndaj shkodranëv­e në kampionat, Da Silva e ka gjetur rrjetën po aq herë. Fillimisht braziliani shënoi në fitoren 1-2 me përmbysje në “Loro Boriçi”. Në sfidën e fazës së dytë ai mungoi, ndërkohë që në atë të fazës së tretë shënoi në barazimin 1-1. Braziliani është një armë e rëndë, që ndaj Vllaznisë ka ditur të bëjë dëme dhe nesër do të jetë rreziku më i madh për Zogoviçin. Sa për formacioni­n, Kolela ka vetëm mungesën e Muratajt, i cili pritet të zëvendësoh­et nga Maget. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Tiranës dhe është jashtë për këtë sfidë. Mbrojtja do të jetë sërish me

tre, me Prekën, që pritet të rikthehet titullar, krah Sotës dhe Telushit. Atanaskosk­i kthehet në krah, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës nuk pritet të pësojë ndryshime. Rexhepi, Rrapaj, Atanaskosk­i dhe Cara humbasin sfidën e radhës në rast ndëshkimi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania