Panorama Sport (Albania)

Sedloski: Mbajmë vendin e 4-t, me “demat” për fitore

“Partizani do titullin, por ne shohim sfidat tona”

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Vllaznisë flet para ndeshjes me të kuqtë

Tekniku maqedonas i Vllaznisë, Goce Sed loski, pas fitores së arritur ndaj Teutës është shprehur se ekipi i tij nuk ka bërë më shumë se detyrën dhe tani duhet që të shikojë ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit. Për sa i përket Europës, tekniku është shprehur se ajo është në dorën e Vllaznisë.

Një fitore e rëndësishm­e për ju ajo ndaj Teutës?

Urimet më të mira për lojtarët e mi. I falënderoj për fitoren, nuk ishte aspak e lehtë, por e kemi merituar plotësisht këtë triumf. Kemi qenë të lëkundur psikologji­kisht, por këto pikë janë të vlefshme. E mira do të ishte që ta kishim mbyllur që në fillim me 2-0, por i tillë është futbolli, pasi më pas luajtëm me stres. Por e rëndësishm­e është fitorja dhe futbollist­ët ia dolën.

Jemi në fund të kampionati­t, sa të arritshëm e shihni objektivin?

Kemi edhe tri ndeshje dhe do të luajmë me kujdes për të arritur qëllimin tonë. Nuk kemi bërë ndonjë gjë të madhe ndaj Teutës, kemi ende punë. Duhet që të luajmë këto ndeshje në mënyrë shembullor­e. Është herët të flitet për Europën. Duhet që t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi ndeshjen ndaj Partizanit. Kështu që jemi përgatitur për këtë betejë.

Si e prisni përballjen ndaj “demave”?

E dimë që Partizani është në garë për titullin, por ne do të shikojmë ndeshjet tona. E dimë se kush është Partizani dhe se sa fort do ta kërkojnë fitoren, por ne duhet që të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje. Do të shkojmë për të marrë fitoren.

Sa ju pengojnë problemet fizike në këtë fundsezoni?

Ndeshjet do të jenë të ngjeshura në këtë fundsezoni. Nuk kemi një grup të plotë lojtarësh, por do të bëjmë më të mirën me këto elemente që kemi. Duhet që të shtrëngohe­mi fort dhe të marrim pikët që na duhen dhe që kanë vlerë.

Vllaznia është e katërta. Do ta mbajë deri në fund pozicionin të shkuar në Europë?

Të gjithë e dëshirojmë këtë. Unë kam besimin që do ta arrijmë, por e thashë më lart që është herët të flitet për Europën. Janë edhe tri ndeshje deri në fund.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania