Panorama Sport (Albania)

Shensoi: Kukësin e mundim me tifozët, Bylisi im do mbijetojë

-

Bylisi do të luajë nesër në orën 16:00 ndeshjen e sezonit, teksa në Ballsh do të presë Kukësin, një përballje direkte për luftën e mbijetesës. Në një prononcim që ka dhënë në prag të sfidës me Kukësin, për “Panorama Sport”, trajneri i skuadrës së Bylisit, Naxhi Shensoi, ka pohuar: “Luajmë një ndeshje delikate, gara është interesant­e dhe ne duhet që të futemi në fushë me optimizëm dhe ta fitojmë këtë sfidë. Janë takime finale që kanë brenda edhe stres dhe ne duhet që ta shmangim këtë pjesë. Me këtë dua të them që duhet të japim 200 për qind që ta mbajmë situatën e mbijetesës në favorin tonë. Ka një fakt interesant që prej periudhës kur jam rikthyer në Ballsh. Ne kemi marrë më shumë

GRUPI I PLOTË

Bylisi me shumë gjasa pritet që të luajë me lojtarët që triumfuan në sfidën me Erzenin, teksa kundër Kukësit s’do të vuajnë asnjë mungesë. Si rrjedhojë pritet që të ketë edhe më shumë theks sulmues loja ndaj skuadrës verilindor­e, ku Kaçorri do të mbështetet nga Danladi, Eskuerdinj­a dhe Zho Santos, ndërkohë pas tyre Ruçi me Lorran. Në mbrojtje: Trumçi, Adili, Damçevski dhe Zguro. Teqja në portë.

pikë në transfertë ku kemi mundur Laçin, Kastriotin, Erzenin, por në fushën tonë, me përjashtim të sfidave me Vllazninë dhe Kastriotin, nuk kemi fituar. Ndoshta nga presioni psikologji­k, por duhet që ta kalojmë edhe këtë pengesë dhe të jemi në rregull në këtë aspekt”, tha fillimisht trajneri.

THIRRJE TIFOZËVE - Ndër të tjera, ai ka një thirrje edhe për tifozët e Bylisit: “E kam merak dhe unë e ndiej Bylisin, sepse këtu është hera e tretë që jam kthyer. Kemi punuar mirë, më besoni, edhe presidenca ka investuar shumë, investime kolosale vetëm për të përmirësua­r Bylisin. Por tashmë ky është realiteti dhe duhet të kërkojmë mbijetesën. Do t’ia dalim, ndaj na duhet edhe mbështetja e tifozëve ballshiotë, kam një merak të veçantë për ta dhe dua që të jenë sa më të shumtë në numër. Bylisi duhet që të mbijetojë. Nëse do të ishim në rrethana të tjera, me këtë grup do të ishim shumë herë më lart. Një ekip që mposht me lojë Tiranën, Vllazninë apo Egnatian, nuk ka si të mos mbijetojë, është gjëja më minimale”, tha ndër të tjera Shensoi.

Volkan Demirel - Edhe pse origjinën e ka nga Prizreni, Shensoi ka lidhje të ngushta në Turqi, teksa një vizitor i veçantë ishte edhe Volkan Demirel, ish-portieri i njohur turk, i cili ndoqi nga afër Erzeni-bylisi. Naxhi Shensoi thekson se është mik me Demirelin, por edhe po punon duke reklamuar futbollin shqiptar në Turqi. “E kam mik Demirelin, është një njohje e vjetër imja, sepse kemi qenë bashkë në Turqi, por ai erdhi për të ndjekur Bylisin, por edhe më pas derbin Tirana-partizani. Jam duke punuar që të rris imazhin e Bylisit dhe elementëve dhe talenteve që ne kemi në klubin tonë, te skuadra e parë, U-21 dhe U-19, por edhe futbollit shqiptar në tërësi”, përfundoi trajneri. ERJON SALIU

 ?? ?? ka drejtuar Bylisin në karrierën e tij, Naxhi Shensoi. Trajneri ka qenë për herë të parë në sezonin 20112012, pjesën e mbetur të vitit 2013 dhe rikthimi i fundit pjesën e dytë të këtij sezoni.
ka drejtuar Bylisin në karrierën e tij, Naxhi Shensoi. Trajneri ka qenë për herë të parë në sezonin 20112012, pjesën e mbetur të vitit 2013 dhe rikthimi i fundit pjesën e dytë të këtij sezoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania