Panorama Sport (Albania)

Hallaçi: Nuk firmos për një pikë

“Aleancat kanë punën e tyre, llogaritë tona do t’i bëjmë kur të bjerë bilbili”

- VLADIMIR MEMA

Kukësi udhëton në Ballsh, trajneri: Kujdes në çdo hap, Barbosa dhe Rashiti...

Fitorja me Laçin në mesjavë ka risjellë qetësinë në Kukës, edhe pse nuk ka kohë për të festuar, sepse nesër i pret një transfertë delikate me Bylisin në transfertë. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri Rraman Hallaçi pret të njëjtin reagim edhe ndaj mallakastr­iotëve, por nuk firmos për një pikë, edhe pse në situatën ku ndodhen mund t’u shkojë për shtat. Tekniku ka ende dilema sa i përket sulmuesit që do të hedhë në fushë, ndonëse nuk përjashton që Rashiti me Barbosën ta nisin së bashku titullar. Në lidhje me frikën e aleancave, Hallaçi sheh vetëm skuadrën e tij, duke theksuar se është bërë një kampionat i drejtë deri më tani.

Pas fitores me Laçin, sa e qetë është skuadra?

Fitorja me Laçin ka vlera për vetë situatën që ka ardhur kampionati, por qetësi nuk ka deri në ndeshjen e fundit, sepse jemi shumë afër me pikë. Por e rëndësishm­e është që skuadra reagoi pozitivish­t në shumë drejtime.

Nesër luani me Bylisin, si e prisni?

Ndeshja me Bylisin ka rëndësinë e saj dhe do të jetë një përballje shumë e luftuar. Ne jemi gati për të luftuar në fushën e lojës, gjithmonë me rregulla dhe pa dalë nga vetja. Duhet kujdes në çdo hap, na duhet shumë zgjuarsi në këto momente. Bylisi ka një skuadër që meriton respekt për atë çfarë ka dhënë.

Duke parë renditjen, një pikë do t’ju kënaqte?

Nuk futemi për barazim

në këtë ndeshje. Duam të marrim maksimumin dhe llogaritë do t’i bëjmë kur të bjerë bilbili, ku do të japim më shumë se 100%. Nëse jemi me atë grintë dhe dëshirë si me Laçin, do të jemi në rrugën e duhur.

Barbosa apo Rashiti në

majën e sulmit, cilin do të aktivizoni nga minuta e parë, duke qenë se janë alternuar shpesh këtë sezon?

Janë shumë të rëndësishë­m të dy sulmuesit. Kanë ndihmuar skuadrën në këto situata të vështira, ndaj do ta shikoj me kujdes.

Pse jo, mund të luajnë dhe të dy, por ende nuk kam vendosur.

Kanë mbetur tri ndeshje dhe ekipet bëjnë llogaritë, i druheni ndonjë aleance në fund?

Ne e kemi fatin tonë në dorë vetë. Nëse i fitojmë ndeshjet tona, ia dalim. Kampionati po luhet shumë drejtë dhe të gjitha skuadrat po japin maksimumin. Është një kampionat për t’u vlerësuar maksimalis­ht, ne jemi të përqendrua­r çfarë japim vetë në fushë, ndërsa kundërshta­rët kanë punët e tyre.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania