Panorama Sport (Albania)

Kastrioti, shansi i fundit luhet në Durrës

-

Mbaron pezullimi, krutanëve u rikthehet mbrojtësi Selmani

Tri pikë mjaft të vyera ndaj Egnatias, kanë bërë që te Kastrioti të rritet besimi dhe shanset për të mbijetuar. Teksa ndodhen katër pikë nga vendi i tetë që mbahet nga Erzeni dhe të dërgon në një ndeshje shtesë për të qendruar në kategori, krutanët do të tentojnë fitoren ditën e nesërme me Teutën në “Niko Dovana”. Takimi do të nisë në orën 16:00, ashtu si edhe të gjithë përballjet e tjera që janë caktuar në të njëjtën orë. Sa i përket lojtarëve, një rikthim në repartin e mbrojtjes do të jetë Adolf Selmani, futbollist­i i cili ka shlyer pezullimin nga Komisioni i Disiplinës dhe do të jetë gati për trajnerin Emiljano Çela në këtë takim. Mungesa të sigurta janë dy mbrojtësit e krahut, Eneid Kodra dhe Armando Rami, i pari është i pezulluar dhe i dyti i larguar jashtë shtetit. Gjithashtu një mungesë është edhe sulmuesi Spartak Ajazi, i cili ka mbyllur sezonin para kohe për shkak dëmtimi. Edhe pse me mungesën e dy-tri titullarëv­e, lojtarët zëvendësue­s si Zogaj, Bejzade kanë bërë mirë punën e tyre në fushë, po ashtu edhe Arapi e Çela, të cilët u aktivizuan në pjesën e dytë me Egnatian. Ndërkohë përgatitje­t antiteuta kanë vazhduar normalisht edhe dje, teksa Çela është qartësuar edhe për titullarët që do të zbresë në fushë. Krutanët kanë të vetëdijshë­m që është një transfertë e vështirë, por fitorja është mënyra e vetme për mbijetesën dhe çdo rezultat tjetër do të ulte ndjeshëm shanset, ku jemi vetëm tri javë nga përfundimi i kampionati­t. SHKËLQIM HASANI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania