Panorama Sport (Albania)

Çudira në Shijak, Kapllani shkarkohet 3 javë nga fundi EGNATIA

Alfred Deliallisi stërvit ekipin, Stojku kandidat për stolin

-

Klubi i Erzenit kriset me trajnerin durrsak, ja prapaskena­t

Ndodhi ajo që po përflitej në mbrëmjen e së enjtes. Nga dje, Xhevahir Kapllani nuk është më trajner i Erzenit. 48-vjeçari durrsak është shkarkuar nga klubi dhe kjo u konfirmua në mëngjesin e së premtes përmes një njoftimi në faqen zyrtare të shijakasve në rrjetet sociale. “KF Erzeni njofton se Xhevahir Kapllani nuk do të jetë më trajneri i ekipit. Klubi e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në karrierë”, citohej në sqarimin e klubit shijakas. Por çfarë ndodhi që drejtuesit morën vendim për largimin e trajnerit? Ky i fundit është kontaktuar dje nga “Panorama Sport” dhe ka refuzuar që të japë detaje për mënyrën e largimit nga Shijaku. Duke qenë se situata nuk është e mirë në skuadër dhe tashmë kur mbeten tri javë nga fundi i kampionati­t, Erzeni rrezikon mbijetesën, Kapllani nuk ka dashur të rëndojë edhe më tepër ambientin. Gjithsesi, ajo që bën përshtypje është fakti se drejtuesit shijakas, nuk patën durim për të pritur mbylljen e kampionati­t, pasi për ta humbja me Bylisin të mërkurën në “Niko Dovana” nuk mund të përtypej. Burime në klub i treguan gazetës se pakënaqësi­të e drejtuesve me trajnerin nuk janë vetëm për ndeshjen e fundit, ku Erzeni humbi me rivalin direkt për mbijetesë. Prej javësh përplasjet nuk kanë munguar, madje mësohet se trajnerit i është kërkuar llogari për skemën që aplikon (3-5-2), e cila është parë si një prej arsyeve pse

shijakasit kanë pasur një ecuri të dobët së fundmi. Kapllani u ka qëndruar besnik ideve të tij, duke ndërtuar një sistem loje nisur nga kontingjen­ti që ka në dispozicio­n. Dëmtimet e shumta në dy muajt e fundit kanë prishur planet e trajnerit, që thuajse asnjëherë

nuk e ka pasur grupin e plotë. Presioni i shtuar në skuadër dhe humbja e fundit ndaj Bylisit, që në klub u konsiderua si dramë, e mbushën kupën dhe bordi drejtues në një mbledhje që zhvilloi të enjten, vendosi të shkarkojë Kapllanin. Trajneri durrsak e la ekipin në

shtesë duhet të kalojë Flamurtari për të prerë një “biletë” në elitë. Ngjitjen direkt nuk e siguruan dot dhe zgjidhja e vetme që u ka mbetur është nëpërmjet fazës “play off”, rrugë që e nisin me Apoloninë.

NDESHJE

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania