Panorama Sport (Albania)

Lorenco Vila: Teuta i rikthehet fitores kundër Kastriotit

Sulmuesi: Duhet të jemi agresivë që në start

-

Sulmuesi i Teutës, Lorenco Vila, është kryegolash­ënuesi i skuadrës këtë sezon, teksa ka arritur të realizojë tetë gola. Në të njëjtën kuotë është edhe Sherif Kallaku, por ky i fundit dy herë ka realizuar si lojtar i Tiranës në pjesën e parë të sezonit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Vila flet për ndeshjen e së dielës ndaj Kastriotit, që do të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”. “Duhet të marrim patjetër tri pikët”, ka thënë ndër të tjera sulmuesi, i cili beson se Teuta mund të kapë vendin e katërt deri në fund. Sipas sulmuesit

durrsak, ekipi krutan duhet vlerësuar maksimalis­ht, pasi në këtë takim do të luajë për gjithçka.

Lorenco, vini pas një humbje në Shkodër. Si është situata në ekip në prag të ndeshjes me Kastriotin? Situata është e mirë dhe mendoj

se vijmë nga një ndeshje ku nuk meritonim të humbnim. Përqendrim­i dhe entuziazmi kanë qenë maksimal, kështu që jemi gati për të kaluar me sukses këtë takim. Ndaj Kastriotit barazuat në Kamzë në ndeshjen e fazës së tretë. Si e parashikon­i këtë herë?

Është një ndeshje e vështirë, dukë parë edhe renditjen që ne dhe Kastrioti kemi në këtë moment. Ata nuk kanë çfarë të humbin dhe pres të jetë një lojë e fortë. Ne jemi të qartë për objektivin tonë dhe do të futemi në fushë për tri pikët.

Kastrioti vjen pas një fitoreje dhe i është shtuar oreksi për të mbijetuar. I druheni kësaj ndeshjeje? Ne e njohim mjaft mirë njëritjetr­in dhe kemi besim të plotë se do t’ia dalim. Kemi parë ndeshjet e Kastriotit, por ne do të bëjmë lojën tonë.

Kanë mbetur edhe pak ndeshje, kështu që s’na lejohet gabimi.

Çfarë prisni të përmirëson­i nga ndeshja kundër Vllaznisë?

Ekipi i ka mundësitë që të rrisë performanc­ën, por në këtë situatë rëndësi kanë pikët. Kemi lojtarë cilësorë dhe që duan me patjetër të bëjnë sukses, sidomos për t’i dhënë kënaqësi në këtë fundsezoni edhe tifozëve që na ndjekin, duke kapur zonën europiane. Me Kastriotin kemi pasur ndeshje shumë të forta dhe vetë rezultatet e tregojnë. E kemi vlerësuar maksimalis­ht kundërshta­rin në të gjithë komponentë­t e tij. Një nga gjërat që duhet të bëjmë më mirë është që të jemi më shumë agresivë, duke ditur që kjo është edhe arma e fortë e kundërshta­rit. Me pak fat besoj se do t’ia dalim, duke shpresuar te ngjitja në renditje. ZAMIR QYPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania