Panorama Sport (Albania)

Longo: Longo: Kalojmë Kalojmë çdo çdo pengesë pengesë

“Jemi tri finale larg ngjitjes, por fillimisht të likuidojmë Apoloninë”

- ERMAL SIKA

FLAMURTARI/ “Ekipi po i përgjigjet filozofisë sime”, trajneri sheh elitën

Flamurtari është tri ndeshje larg elitës. Pasi u mbyll kampionati i rregullt, për kuqezinjtë nis rruga më e vështirë. Finalja e parë e fazës “play off” është me Apoloninë, kundërshta­r që e përmbysën me shifrat 3-1 të enjten. Patën shansin që ta njihnin më mirë dhe ky është një tjetër bonus, veç avantazhit të fushës dhe barazimit. I bindur për realizmin e misionit “Superiore” është edhe Diego Longo. Ai beson se do të kalojnë çdo pengesë dhe në fund do të jenë ata që do të militojnë në mesin e më të mirëve. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri vlerëson paraqitjen e ekipit në javën e 26-të. Italiani e pranon që ka ende problemati­ka të vogla, por ajo që i jep shpresë është diçka tjetër. Më në fund skuadra po i përgjigjet filozofisë së tij...

Nga Apolonia tek Apolonia. E prisnit që do të ishte ky kundërshta­ri i parë në fazën “play off”?

Po, është e vërtetë, do të përballemi me Apoloninë. Ndeshje që do të luhet në Vlorë. Për mua nuk kishte rëndësi se cila do të ishte skuadra. I vlerësoj njësoj dhe maksimalis­ht të gjitha ekipet që kapën fazën “play off”.

Çfarë kërkoni nga ndeshjet e “play off”-it?

Natyrisht që janë shumë të rëndësishm­e. Falë këtij rrugëtimi kapet elita. Janë të gjitha finale dhe e para është me Apoloninë. Kështu që do ta vlerësojmë shumë dhe përgatitem­i me përkushtim­in maksimal. Është një finale, kaq mund të them...

Të kthehemi pak te ndeshja e së enjtes. I kënaqur nga paraqitja e skuadrës?

Po, po, patjetër. Jam i kënaqur nga skuadra. Më kënaqi ndeshja si në lojë ashtu edhe në rezultat. Shënuam gola dhe kishim mundësi edhe për të tjerë. Skuadra e ka implementu­ar idenë time. Për mua kjo ka shumë rëndësi. Ka disa problemati­ka të vogla, që do t’i përmirësoj­më në vazhdim. Në përgjithës­i jam i kënaqur nga skuadra.

A po i përgjigjet ekipi filozofisë suaj?

Kam dy muaj që po punoj me këtë skuadër dhe me këta djem. Duket qartë qe ekipi po më përshtatet dhe po i përgjigjet filozofisë sime. Kam besim te një paraqitje dinjitoze në ndeshjet e “play off”-it.

Jeni më i qetë tani?

Në fakt unë i qetë kam

qenë gjithmonë. Por tani jam edhe më shumë i qetë.

Sheh elementë premtues te Flamurtari për të ardhmen?

Në fakt kemi pasur mundësi që të bëjmë ndryshime në skuadër. Për ndeshjen me Apoloninë grumbullov­a dy lojtarë nga ekipi U-19. Njërin prej tyre, Lleshin, e aktivizova. Jam i kënaqur nga ajo se çfarë dha ai në fushën e lojës. Përgëzoj edhe trajnerin e ekipit të të rinjve të Flamurtari­t për punën e bërë.

Sa i ka shanset skuadra për t’u ngjitur në Superiore?

Javën që vjen do të kemi ndeshjen e parë të “play off”it, një ndeshje finale për ne. Shpresojmë që të jemi në Superiore. Për këtë po punojmë të gjithë. I kemi të gjitha mundësitë për të realizuar objektivin tonë.

 ?? ?? Diego Longo, trajner i Flamurtari­t
Diego Longo, trajner i Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania