Panorama Sport (Albania)

Dinamo, 7 humbje si pasqyrë e një skuadre me probleme

Arritën objektivin sezonal, por bilanci nuk lë vend për eufori

-

Sezonin e Dinamos e “shpëton” sportivish­t arritja e objektivit të ngjitjes në Superiore, ndërsa arritja tjetër, shumë e madhe për këtë klub, është shitja e portierit Simon Simoni në Gjermani. Me transferim­in e lezhjanit tek Eintrahti i Frankfurti­t blutë bënë vërtet goditje sa i takon merkatos në dalje. Shpresat janë që të shitet edhe talenti tjetër, Jordi Jaku, po në Gjermani. Në anën tjetër, për atë që Dinamo dha në fushë gjatë këtij sezoni, pikëpyetje­t janë të mëdha, edhe pse u arrit objektivi. Kryeqyteta­sit kanë pasur luhatje të forta në disa momente të sezonit, duke mos e bërë kurrë shkëputjen e pretenduar në fillim, madje edhe duke vënë në diskutim elitën. Numrat flasin qartë dhe nuk ka si të gënjejnë, bilanci i Dinamos nuk është ai i një skuadre me stof Superiorej­e.

7 HUMBJE – Në 26 javë kampionat Dinamo ka pësuar 7 humbje, një shifër shumë e lartë kjo për një

skuadër kryesuese. Kjo skuadër është mundur nga Flamurtari, Apolonia, Tomori, Burreli, Tërbuni, Lushnja dhe Luzi. Skënderbeu rival regjistron më pak se gjysmën, vetëm 3 humbje, ndërsa Flamurtari, që blutë e lanë prapa në fund, ka 6

humbje. Një tregues i qartë se skuadra ka pasur probleme në pjesën prapa. Këtë aspekt negativ e përforcojn­ë edhe golat e pësuar, plot 23, edhe kjo një shifër shumë e lartë për një skuadër që ngjitet në elitë. Skënderbeu ka pësuar vetëm

13 gola, kurse Flamurtari 16 gola. Kuptohet lehtë se blutë “fusin ujë” dhe duhet ta ndërtojnë nga e para pjesën mbrojtëse, sepse me këto statistika do të jenë sërish kandidatë për të rënë nga elita. Në prapavijë Dinamo ka qenë shumë e brishtë, edhe pse në përbërje ka pasur lojtarë me eksperienc­ë. Drejtuesit e klubit e dinë mirë këtë problemati­kë, ndaj dhe merkaton e verës pritet ta nisin me këtë sektor. Gazeta ka bërë me dije se blutë janë vënë në kërkim të një portieri me eksperienc­ë në elitën e futbollit shqiptar. Po ashtu, edhe mbrojtja, sidomos qendra e saj, është përparësi në kërkimet dhe sondazhet që blutë po bëjnë aktualisht. Si në Kategorinë e Parë, ashtu edhe sezonin që ishte në Superiore, Dinamo shfaqi një problemati­kë të theksuar në mbrojtje. Skuadra pësonte gola shumë shpejt dhe ky ishte një nga shkaqet që blutë ranë në të Parën dhe pastaj hasën vështirësi për rikthimin. Tani pritet që lëvizjet në merkato të jenë të goditura, për ta eliminuar një herë e mirë këtë defekt. FATION RUPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania