Panorama Sport (Albania)

Asnjë surprizë dhe pak impenjim, plotësohet “puzzle”-i i së Parës

-

Mbyllet “sipari” i Kategorisë së Parë. Java e 26-të prodhoi shumë pak surpriza, për të mos thënë aspak... Çdo verdikt ishte brenda parashikim­eve, aq sa gjithçka dukej e kalkuluar në mënyrë perfekte. Edhe pse duhet të luheshin 7 ndeshje sipas kalendarit, vetëm 5 u zhvilluan. Nëse historia e Tërbunit dihet prej kohësh (është përjashtua­r nga gara dhe rrjedhimis­ht Oriku mori trepikëshi­n në tavolinë), këtë radhë surpriza erdhi nga një tjetër ekip i zonës së kuqe. Jemi duke folur për Besëlidhje­n, që nuk e mori hiç mundimin që të shkonte drejt Peshkopisë. Korabi i mori pikët “afrofe”, duke siguruar edhe vendin e pestë. Lezhjanët kishin ditë që nuk stërvitesh­in në fakt, ndaj as befasi nuk mund të quhet.

Skënderbeu doli kampion duke barazuar. U përsërit historia për ta, teksa në stadiumin “Roza Haxhiu” siguruan të dytin titull për këtë ligë. Ashtu si në sezonin 2006-2007, ngritën trofeun edhe të enjten. Një pikë që i shërbeu edhe Lushnjës. Vërtetë nuk mbijetuan direkt, për të paktën shmangën një përballje më të fortë në “play out”. Nuk do të luajnë me Pogradecin, por me Valbonën për të diskutuar qëndrimin. Pa nënvlerësu­ar tropojanët, ekip që ka bërë mirë deri më tani dhe ka kapërcyer Sopotin e Veleçikun, forca e liqenorëve dihet. Ndaj mund të themi që verdhejesh­ilët dolën të fituar në gjithë këtë mesele dhe rezultatet i sollën një favor jo të vogël. Çudia ndodhi me Dinamon. Kishte vërtet shanse për bërë rokadë me Skënderbeu­n, por nuk u mundua shumë në Luz. U mundën mund nga një eurogol i ish-it Ferraj. Themi nuk u mundua, pasi në fushë luanin me rezerva. Një tërheqje që të bën të mendosh. Flamurtari bëri detyrën përballë Apolonisë dhe blindoi vendin e tretë. Fitoi në shifrat 3-1 dhe tashmë bëhet gati për “play off”-in me të njëjtin kundërshta­r. Ishte Omeri që shënoi i pari për fierakët, por përmbysja nuk vonoi. Fillimisht Ramadani dhe dy herë Oliveira sollën kthesën. Shanset për të kapur elitën sa vijnë edhe rriten për kuqezinjtë. Në këtë “valle” nuk janë të vetëm ama. Është Tomori, që likuidoi me një formacion “miks” Turbinën. Dopieta e Alilanit i la në vend të katërt dhe rrjedhimis­ht kanë avantazhet e ndeshjes shtesë. Tashmë e presin Korabin në shtëpi dhe mund të shkojnë më tej me një barazim. Ndeshja më e luftuar ishte ajo në Berat, atje ku u zhvillua Besa-burreli. Kavajasit shënuan tri herë dhe siguruan matematiki­sht shpëtimin, duke zbritur në vend të 10-të matjanët. Tashmë skuadra e drejtuar nga Dorian Bubeqi do të diskutojë qëndrimin në Kategorinë e Parë me Pogradecin, fituesin e “play off”-it të Grupit B në Kategorinë e Dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania