Panorama Sport (Albania)

Taulant Stërmasi, president i ri i atletikës shqiptare

“Do të jem mbështetje për sportistët, teknikët e klubet”

- NDERIM GOCI

Asambleja e Jashtëzako­nshme, trajneri fiton zgjedhjet

Federata Shqiptare e Atletikës ka zhvillu ar dje Asamblenë e Jashtëzako­nshme Zgjedhore, e cila u mbajt në Parkun Olimpik në Tiranë. Në garë për të marrë drejtimin e FSHA-SË ishin Taulant Stërmasi, Ferdinand Canaj dhe Artan Shyti. Në asamble morën pjesë përfaqësue­s të klubeve(shoqata) me të drejtë mandati, ndërsa i pranishëm ishte edhe përfaqësue­sii Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, zv.ministri, Endrit Hoxha. Duke kaluar te zhvillimi i asamblesë, në raundin e parë të votimit nga 17 anëtarë të mandatuar prej klubeve, Stërmasi mori 8 vota, Canaj 6 dhe Shyti 3, duke bërë që votimi të shkonte në balotazh, ndërsa në garë mbetën vetëm Stërmasi dhe Canajn. Më pas në votimin e dytë, Taulant Stërmasi mori 10 vota, kundrejt 7 votave të Canajt, duke u zgjedhur kështu president i Federatës Shqiptare të Atletikës me shumicë votash. Stërmasi do të jetë në krye të federatës për një vit, pasi, siç dihet, në 2024-ën përfundon cikli olimpik dhe të gjitha federatat do t’u drejtohen zgjedhjeve të reja, me drejtuesit që do të kenë mandat 4-vjeçar. Stërmasi merr kështu drejtimin e FSHA-SË, duke ardhur në këtë post si trajneri më i suksesshëm i atletikës shqiptare. Trajneri i Luiza Gegës dhe i skuadrës së Tiranës, njihet për profesiona­lizmin e lartë, gjë që është pasqyruar më së miri edhe në rezultatet e jashtëzako­nshme, teksa vetëm një sezon më parë do të shënonte arritjen më të madhe të historisë së atletikës shqiptare, me Luiza Gegën që shpallej kampione e Europës me rekord në garën e mbajtur në Mynih. Por me zgjedhjen si president, Stërmasi ka zbuluar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit. I lumtur që mori besimin e shumicës së komuniteti­t të atletikës, Stërmasi në mbyllje të asamblesë, ndër të tjera, u shpreh: “Ju falënderoj të gjithëve. Ajo që mund të them është se do të jem mbështetje e madhe për sportistët, për trajnerët dhe sigurisht për klubet, pasi janë këto tri pika që po e mbajnë sportin në këmbë sot. Jemi në një situatë që për fat të mirë Ministria e Sporteve dhe qeveria shqiptare po bëjnë investime të jashtëzako­nshme dhe ne duhet

të jemi gati me projekte për të përfituar nga këto investime. Nuk mund vetëm të kërkojmë, nëse nuk i kemi kërkesat tona të argumentua­ra. E kemi mundësinë për të qenë në nivele shumë të larta dhe të përfaqësoh­emi ndërkombët­arisht në nivele të shumë të larta. Edhe një herë ju them faleminder­it të gjithëve”, deklaroi presidenti i ri FSHA-SË. Kujtojmë se kjo asamble e jashtëzako­nshme zhvillohej për shkak të pezullimev­e të Gjergj Rulit dhe Nikolin Dionisit. Ishpreside­nti dhe ish-sekretari, siç dihet, u dënuan nga Njësia e Integritet­it të Atletikës si të përfshirë në manipulimi­n e rezultatit për garën e kërcimit të Izmir Smajlajt, event i mbajtur më 8 maj 2021 në kryeqytet. Si Ruli gjithashtu edhe Dionisi, ishin të pranishëm në asamble, të cilët mbajtën edhe fjalimet e rastit.

 ?? FOTO: F. HAZISLLARI ?? Taulant Stërmasi
FOTO: F. HAZISLLARI Taulant Stërmasi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania