Panorama Sport (Albania)

Kampionati kombëtar, Luiza Gega dhe Franko Burraj nuk njohin rivalë

ATLETIKË/ Tirana kampione me femrat, Vllaznia dominon me meshkujt

-

Janë mbyllur garat e Kampionati­t Kombëtar të Atletikës për të rritur që u mbajtën për dy ditë me radhë në stadiumin "Elbasan Arena". Nuk ka pasur surpriza sa u përket fituesve, teksa ashtu siç pritej dominuan Tirana për femra dhe Vllaznia për meshkuj, të cilat nuk patën konkurrenc­ë në renditjen ekipore. E njëjta gjë edhe sa u përket atletëve më të mirë, ku Luiza Gega arrin të zërë vendin e parë me 1031 pikë, ndërsa te meshkujt atleti më i mirë doli Franko Burraj i Vllaznisë. Ndryshe nga dita e parë ku garat u ndikuan nga një mot i paqëndrues­hëm me rrebeshe shiu, dje atletët u përpoqën të japin maksimumin e tyre në një kohë të kthjellët. GARAT - Sa u përket disiplinav­e në të cilat garuan atletët, në garën e 100 metrave për meshkuj vendi i parë i takoi Leandro Çardakut të Vllaznisë me kohën 11.04. Melisa Sina e Partizanit doli e para në garën e 100 metrave me pengesa, ku e përshkoi distancën me kohën 14.85.

Në garën e 400 metrave me pengesa doli i pari Durjon Idrizaj i Vllaznisë me kohën 56.79. Bledar Mesi i Tiranës zuri vendin e parë në garën e 1500 metrave me kohën 4.27.46. Për të vijuar më pas me trehapëshi­n, ku vendet e para i takuan Erdi Dukës të Vllaznisë dhe Joana Golit të Tiranës,

ku kërcyen respektivi­sht 15.02 dhe 11.62 metra. Hedhja e gjyles u takoi dy sportistëv­e të Teutës, Azgan Zekës dhe Emiljana Çikos, me distancën 14.93 dhe 9.03 metra. Në garën e 200 metrave vendi i parë i takoi Franko Burrajt të Vllaznisë me kohën 21.25 dhe Iliana Beqirit të Tiranës

me kohën 25.32. Tirron Mamusha që garon për ekipin e Elbasanit zuri vendin e parë në garën e 5000 metrave me kohën 15.48.84. Në garën e 3000 metrave Redia Dauti e Tiranës mori vendin e parë me kohën 10.11.68. Në 3000 metra me pengesa sportistët e Tiranës, Bledar Mesi dhe Luiza Gega, e përshkuan këtë distancë, respektivi­sht 10.01.22 dhe 9.36.58. Në ditën e parë Gega garoi edhe në garën e 10000 metrave, duke e arritur me kohën 35.49.53. Ndërsa Ilir Këllezi i Skënderbeu­t e përshkoi këtë distancë me kohën 35.31.44. Në kërcimin së gjati vendin e parë e zuri Muhamet Çengeli i Vllaznisë me rezultatin 7.38. Sa u përket stafetave, edhe ato nuk patën shumë histori, teksa në 4x100 për meshkuj dolën të parët atletët e Vllaznisë me kohën 43.41. Ata dolën të parët edhe në 4x400, kësaj here me kohën 3.29.76. Te femrat në këtë disiplinë vendin e parë e zuri ekipi i Tiranës me kohën 3.29.76. VLADIMIR MEMA

 ?? ?? Franko Burraj dhe Luiza Gega, më të mirët e kampionati­t kombëtar 2023 FOTOL F.HAZISLLARI
Franko Burraj dhe Luiza Gega, më të mirët e kampionati­t kombëtar 2023 FOTOL F.HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania