Panorama Sport (Albania)

Licencimet në hije nga FSHF-JA, Kosova leksion me transparen­cë

-

Licencimet, një temë, e cila është lënë pothuajse në hije nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, kur bëhet fjalë për një transparen­cë të mirëfilltë, që duhet të sqarojë opinionin sportiv në lidhje me situatën e klubeve të Superiores. Nga sa është bërë e ditur, afati i aplikimeve ka qenë data 31 mars, aty ku ekipet kanë përgatitur dokumentac­ionin e nevojshëm, për t'u licencuar për sezonin e ardhshëm. Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë, ende nuk është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi se cilat janë klubet që janë licencuar dhe a ka ndonjë klub që nuk e ka kryer me sukses këtë proces. Shembulli vjen nga Kosova, ku federata përkatëse ditën e djeshme publikoi shumë thjesht në faqen zyrtare, situatën e klubeve të kampionati­t kosovar. NJOFTIMI- Në Kosovë gjithçka është bërë transparen­te sa i përket procesit të licencimit, teksa federata e futbollit të Kosovës ka publikuar edhe emrat e klubeve që janë licencuar. Ballkani, Drita, Gjilani, Dukagjini, Llapi, Malisheva, Trepça 89, Mitrovica dhe Hajvalia janë licencuar, ndërkohë Prishtina, klubi më i titulluar në Kosovë nuk është licencuar, së bashku me Ferizajn dhe Drenicën. "Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-S, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-S. Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 9 prej tyre janë licencuar, kurse 3 janë refuzuar", njofton FFK-JA.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania