Panorama Sport (Albania)

Ecuri fantastike e zikaltërve, por në “Maradona”...

-

- Interi ka fituar 6 nga 9 ndeshjet e fundit të kampionati­t kundër Napolit (2 barazime, 1 humbje), pasi ka arritur vetëm një fitore në 11 ndeshjet e mëparshme (5 barazime, 5 humbje).

- Napoli ka humbur vetëm 1 nga 16 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Interit në Serinë A (9 F, 6 B), atë më 6 janar 2020 (dopietë e Lukaku dhe gol i Lautaros). Megjithatë, dy ndeshjet më të fundit të napolitanë­ve në shtëpi kundër zikaltërve në kampionat përfunduan 1-1 dhe asnjëherë nuk kanë barazuar më shumë ndeshje të njëpasnjës­hme në shtëpi ndaj Interit. - Napoli është skuadra që ka fituar më shumë ndeshje këtë sezon ndaj kundërshta­rëve, që aktualisht janë në shtatë vendet e para në renditje, 8 nga 11 (3 humbe).

- Interi ka fituar të pesta ndeshjet e fundit të kampionati­t me rezultatin e përgjithsh­ëm 18-3. Hera e fundit që ka regjistrua­r më shumë fitore të njëpasnjës­hme në një sezon të Serisë A ishte në janar 2022 (8 në atë rast).

- Napoli ka marrë vetëm 12 pikë në kampionat në 8 ndeshjet që ka luajtur që nga fillimi i prillit (3 B, 2 H). Vetëm gjashtë skuadra kanë bërë më mirë se "axurrët", përfshirë këtu Interin, që është skuadra që ka grumbullua­r më shumë pikë (16).

- Në rast fitoreje ndaj Interit, Napoli mund të arrijë triumfin ndaj 19 kundërshta­rëve të ndryshëm në një sezon të vetëm të Serisë A për herë të parë në historinë e tyre (aktualisht janë 18, si në 2015/16 dhe 2018/19). - Interi fitoi ndeshjen e parë kundër Napolit 1-0 dhe mund të bëhet skuadra e tretë në 40 kampionate­t e fundit të Serisë A që mund të gjejë fitoren në të dyja ndeshjet e sezonit kundër skuadrës që u shpall kampione, pas Sampdorias në 2012/13-ën dhe Torinos në 1994/95-ën kundër Juventusit.

- Interi është skuadra që ka shënuar më shumë gola nga aksioni në këtë kampionat të Serisë A (49), ndërsa Napoli është skuadra që ka shënuar më së shumti gola nga topat inaktivë gjatë këtij sezoni (25). - Lautaro Martinez ka shënuar 4 gola në Serinë A kundër Napolit. Që nga sezoni i tij debutues për Interin në 2018/19-ën, vetëm Çiro Imobile (6) ka bërë më mirë kundër napolitanë­ve (4 edhe për Kevin Lazanja). Sulmuesi argjentina­s është gjithashtu vetëm 1 gol larg barazimit të rekordit të tij personal të golave në një sezon të kampionati­t (21 në 2021/22-shin).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania