Panorama Sport (Albania)

Rrufe në qiell të hapur, Spaleti mendon dorëheqjen

-

Luçiano Spaleti i ka rik thyer Napolit titullin që i mungonte prej 33 vitesh, por kjo duket se nuk ka mjaftuar që mes trajnerit dhe klubit marrëdhëni­a të ishte afatgjatë. Ndërkohë që ka edhe një vit kontratë me klubin e saposhpall­ur kampion, të Italisë nuk përjashtoh­et mundësia që 64-vjeçari t'i japë lamtumirën qysh këtë vit stolit "axurr", pasi mes tij dhe presidenti­t Aurelio de Laurentis gjërat nuk po shkojnë si duhet. Një javë më parë palët kanë darkuar së bashku, por asnjëri nuk ka zbuluar për mediat bisedën. Të dy dolën të buzëqeshur, por pa asgjë konkrete për sa u përket planeve për të ardhmen, përkundraz­i distanca mes tyre duket se është thelluar, të paktën në raportin profesiona­l. Sipas asaj që tregon "Corriere dello Sport" Luçiano Spaleti është gati të japë dorëheqjen nëse presidenti nuk merr perisper ta rregullojë vetë situatën, me De Laurentisi­n që e konsideron të kryer detyrën e tij pasi kishte propozuar të ushtrohej e drejta e njëanshme për t'ia rinovuar edhe për një vit kontratën Spaletit.

PËRPLASJET - Vetë presidenti, që njihet për karakterin e tij të fortë, në fakt nuk ka ndër mend të presë gjatë dhe ka tashmë në mendjen e tij një listë me emra për ta zëvendësua­r Spaletin. Ky i fundit, nga ana tjetër, ka veçanërish­t tri arsye të krisjes së tij me De Laurentisi­n, siç raporton e përditshmj­a italiane. Propozimi për rinovimin i ka ardhur Spaletit jo nga vetë presidenti, por nga një ekzekutiv i klubit, arsyeja e parë e mërisë së tij. E dyta i përket pikërisht mënyrës që presidenti ka aplikuar për rinovimin, pa e pyetur trajnerin, që e ka marrë si presion të klubit këtë lëvizje, pa marrë edhe konfirmimi­n e tij. Në fund, telefonata e munguar e 73-vjeçarit pas fitores së kampionati­t në Udine nuk ka lënë aspak shije të mirë te Spaleti, që tashmë po qëndron ende në pritje të lëvizjeve të Napolit, për të marrë në fund të sezonit një vendim për të ardhmen e tij, që për momentin duket larg "axurrëve".

 ?? ?? Romelu Lukaku në dyluftim me Amir Rrahmanin në ndeshjen e fazës së parë
Romelu Lukaku në dyluftim me Amir Rrahmanin në ndeshjen e fazës së parë
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania